E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova kunder Serbise per EULEX-in

Qeveria e Kosoves kundershtoi kushtezimet e Beogradit per vendosjen e EULEX-it, me theks te vecante ne veri. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci u shpreh diten e djeshme se qeveria e tij i kundershton kushtezimet qe po perpiqet t'i imponoje Beogradi, per shtrirjen e EULEX-it. Nderkohe qe njeri nga lideret e opozites, Ramush Haradinaj, ka kerkuar qe per bisedimet e fundit ndermjet OKB-se dhe Beogradit, fjalen e vet ta thote edhe Kuvendi i Kosoves, pasi qe sipas tij, me pikat e dialogut Prishtine - Beograd cenohet sovraniteti i Kosoves. Sidoqofte, kreu i qeverise Hashim Thaci, ne anen tjeter beson se EULEX-i do te shtrihet ashtu si parashihet me pakon e Ahtisarit dhe pa kushtezimet e Beogradit. "EULEX-i duhet te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves. Kjo shtrirje dhe ky autoritet nuk do te tolerohet te jete i kushtezuar, por ne do te respektojme dhe kultivojme fqinjesine me te gjitha vendet e rajonit, e ne kuader te kesaj edhe ceshtjet konkrete qe lidhen me Serbine", tha Thaci. Gjashte pikat e dialogut Prishtine-Beograd, te definuara ne planin e Ban Ki Munit per rikonfigurimin e UNMIK-ut, sipas kryetarit te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, prekin drejtperdrejt ne sovranitetin e Kosoves. Dialogu ndermjet Kosoves dhe Serbise per doganat, policine apo gjykatat, sipas Haradinaj, eshte cenim i sovranitetit, keshtu qe ai kerkoi nga udheheqesit e institucioneve te Kosoves qe propozimet e reja ne lidhje me kete dialog, t'i shpalosin edhe ne Parlament. "Informacionet qe posedoj une, tregojne se eshte avancuar propozimi i letres nga sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, me 12 qershor. Andaj, ne perputhje me ato propozime ka ndodhur nje avancim. Per ato gjashte pika eshte parapare nje zgjidhje. Te gjitha jane sulm direkt ne sovranitetin e Kosoves. Nuk ka asnje pike prej tyre qe nuk e prek sovranitetin e Kosoves ne veri", vleresoi Haradinaj. Deri me tani serbet e kane kundershtuar misionin e BE-se, duke e kushtezuar shtrirjen e tij me miratimin paraprak nga Keshilli i Sigurimit. Bazuar ne njoftimet ne Prishtine, thuhet se bisedimet per EULEX-in dhe reduktimin e theksuar te UNMIK-ut mund te sjellin rezultatet e para deri me 7 nentor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›