E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet per prostitucion, bie ne pranga vlonjati

Tirane- Denoncimi i dy vajzave ka cuar ne pranga nje 27-vjecar nga Vlora. Policia e Tiranes, ka bere te ditur dje se ka arrestuar Fuat Hodajn, pasi eshte denoncuar pak dite me pare. I riu vlonjat ka rene ne pranga pas denoncimit te bere nga dy femra te reja, te cilat, sipas burimeve te policise, e kane akuzuar se i ka shfrytezuar per prostitucion, me qellime perfitimi. Hodaj, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane kishte qene nen mbikeqyrje prej disa kohesh, pasi dyshohej per te. Ndaj tij, jane depozituar dy kallezime penal per shfrytezim prostitucioni. Policia e Tiranes, tha se, ai dyshohet per konsumim te vepres penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese". Emrat dhe mosha e dy vajzave qe kane bere denoncimin ndaj vlonjatet nuk jane bere te ditura, pasi sipas policise ceshtja eshte ne hetim e siper dhe mund te dale sekreti hetimor. Hetimet e policise kane nisur dhe per te gjetur bashkepunetoret e te arrestuarit, pasi dyshohet se ne kete ngjarje te jene te perfshire dhe persona te tjere. Fuat Hodaj, pas arrestimit eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ku eshte marre ne pyetje per te hedhur drite rreth akuzes qe i eshte bere. Burimet nga seksioni i Antitrafiqeve, thane dje se, ai nuk ka pranuar akuzen e ngritur duke deklaruar, se denoncimi eshte bere per inate. Dosja ne ngarkim te tij i ka kaluar Prokurorise se Tirane.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›