E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimet, dy te arrestuar ne Itali

TIRANE - Prangosen dy persona ne Itali, te shpallur ne kerkim nga policia shqiptare. Interpol Tirana, ka bere te ditur dje se, ne Itali, ne San Sepolcro, eshte arrestuar per tu ekstraduar drejt vendit tone Alban Lika, 35 vjec, nga Shkodra, i njohur dhe si Lin Gjekaj. Sipas te dhenave zyrtare, i arrestuari ne daten 7 maj te vitit 1999, ne qytetin e Shkodres, ka vrare me arme zjarri bashkeqytetarin Tonin Deda. Lika ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Shkodres, me vendimin te dates 22 qershor 2000, e ka denuar me 17 vjet heqje lirie, per vepren penale te "vrasjes dhe armembajtje pa leje". Po dje policia italiane ka bere te ditur se eshte arrestuar dhe nje tjeter shqiptare, Erion Katai, i denuar per "tentative vrasjeje" dhe "armembajtje pa leje".

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›