Maldini: Champions pa Kakà utopi
Milano - Paolo Maldini flet për çështjen e ditës në shtëpinë e Milanit, për kalimin e Riki Kakasë te Reali i Madridit. Ish kapiteni kuqezi në një konferencë për shtyp deklaroi se Milani kurrë nuk kishte shitur një kampion të vetin dhe kjo shitje është një precedent i rrallë në klub, një precedent negativ.
'Me dy apo tre blerje, ky ekip mund të konkurronte për cilido titull. Tashmë, me humbjen e një lojtari si Kaka, gjithçka bëhet më e vështirë, edhe pse nuk e di se cilët janë lojtarët e rinj që do veshin fanellën kuqezi. Të bësh bilancet është mëse logjike, dhe është mëse logjike edhe të fiksosh objektiva, por për Milanin që të fitojë Ligën e kampioneve pa Kakanë, mund të jetë një objektiv utopik. E kuptoj momentin dhe nëse ekipi do të menaxhohet siç ka ndodhur deri tani, Milani do ecë përpara', deklaroi legjenda Paolo Maldini.