E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Raporti pozitiv, por të përmirësohen zgjedhjet

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë me kënaqësi publikimin më 14 shtator nga Zyra për Institucione Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të OSBE-së të raportit përfundimtar mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Mirëpresim përmirësimet e bëra në krahasim me zgjedhjet e kaluara të përshkruara në raport, siç është kuadri i përmirësuar ligjor dhe procesi i regjistrimit të votuesve. Këto fusha shënuan përmirësim të prekshëm në krahasim me zgjedhjet e kaluara”, shkruhet ndër të tjerash në deklaratën e Ambasadës amerikane. 

Kjo ambasadë thekson që vërejtjet që janë bërë në raport, të shërbejnë për përmirësime në zgjedhjet e ardhshme.  "Shqipëria duhet të shfrytëzojë të dhënat e raportit për të pasur në të ardhmen zgjedhje të lira. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të punuar me qeverinë shqiptare, OSBE-në dhe Bashkimin Europian për t’u marrë me fushat e shënuara për përmirësim", vijon deklarata.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›