E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesa në ndihmat për Birmaninë

Udhëheqësit e Birmanisë po përballen me shqetësimin në rritje të komunitetit ndërkombëtar për ngurrimin që po tregojnë për të pranuar ndihma humanitare pas goditjes së vendit nga një ciklon shkatërrimtar. OKB-ja thotë se avionë me ndihma nuk shkojnë dot në vend, sepse nuk kanë leje për t‘u ulur. Një diplomat amerikan i përshkroi kushtet në rajonet e goditur nga stuhia si "të tmerrshme" dhe paralajmëroi se numri i viktimave mund të kapë 100 mijëshen me përkeqësimin e kushteve. Autoritetet birmaneze thonë se numri i të vdekurve nga cikloni është 22 mijë, ndërkohë që fati i 42 mijë të tjerëve nuk dihet. Cikloni llogaritet të ketë lënë të pastrehë rreth 1 milion vetë. Sipërfaqe të mëdha të deltës Irravadi, që u godit më rëndë nga cikloni, mbeten të përmbytura dhe kjo ka shtuar frikën për përhapjen e sëmundjeve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›