E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, nis evakuimi në komunën Dajç

Më në fund banorët e komunës së Dajçit e cila është edhe një nga zonat më të dëmtuara nga përmbytjet e ndodhura ditët e fundit kanë vendosur të largohen.
Mësohet se ka nisur evakuimi i tyre nga forcat e ushtrisë të ndihmuara edhe nga Shtabi i Emergjencave Civile.
Ndërkohë deri më tani janë evakuar 71 familje të fshatit Dajç, 20 familje të fshatit Mushan, 8 familje të fshatit Belaj,15 familje të fshatit Samrisht, 23 familje të fshatit Shirq dhe 5 familje të fshatit pentar në qarkun e Shkodrës.
Ndërkohë komunën e Dajçit e vizitoi sot edhe kryeministri berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli të cilët theksuan se situata është e rëndë dhe jemi në prag katastrofe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›