E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, ligj kundër emigrimit

Qeveria britanike do të anulojë ligjin që i lejon të huajt që pas pesë vjetësh në Britani të marrin lejen e përhershme të qëndrimit dhe më pas shtetësinë britanike.

Po ashtu qeveria do të kufizojë të drejten e pjesëtarëve të familijeve të këtyre të huajve, që të bashkohen familjarisht me ta. Arsyeja e masave të reja nga qeveria e Kryeministrit Cameron është rritja e pakontrolluar e numrit të të huajve që marrin të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani, pas pesë vjetësh qëndrimi kur dhe u lind e drejta për marrjen e pasaportës britanike.

Numri i emigranteve qe kane perfituar ne 15 vjetet e fundit nga ky ligj ne Britani, nga 51 mije veta ne 1997 vitin e kaluar shkoi ne cerek million vete. Ministrja e Brendshme Tereza Mej, sipas shtypit vendas, po harton plane per pengesa te reja, qe emigrantet do te duhet te kapercejne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›