E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorpsi në MiArt

Për MiART, panairi i artit në Milano, qyteti i artit dhe i modës, Analix Forever prezanton "Arte di moda" me pjesëmarrjen e artistëve Stefano Arienti, Mat Collishaw, Pascal Gautrand, Marie Hendriks, Ali Kazma, Andrea Mastrovito, Frank Perrin, Matt Saunders, Zow Sheehan Saldaña, Ornela Vorpsi, Patrick Weidmann.


Është një program special aktivitetesh ku i bëhet homazh edhe stilistit Alexander McQueen që u nda nga jeta pak kohë më parë.


Galeria Analix Forever me qendër në Gjenevë, gjithnjë ka qenë e interesuar për raportet midis Artit dhe Modës. Sa për të kujtuar prodhimet e vitit 1993 "From Army to Armani" e Tracey Emin & Sarah Lucas; më 1994: Vanessa Beecroft, një bashkëpunim që çoi tek perfomanca "The Polla Sisters"; më 1995: Viktor & Rolf; më 2006: Kris Van Assche.
Artistja me origjinë shqiptare Ornela Vorpsi prezantohet me dy fotografi: "Martina in cerca di fama a Parigi", 2009 dhe "Politique d'intérieur" 2001.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›