Merkel për Papadimos: Do ketë mbështetjen e Gjermanisë
BRUKSEL- “Të shpresojmë që liderët e rinj grekë do të kenë mbështetje të gjerë publike”.
Kanë qenë këto komentet e kancelares gjermane Angela Merkel pak pas njoftimit së ish-zëvendës presidentit i Bankës Qendrore Europiane Lukas Papadimos do të jetë kreu i koalicionit të ri qeverisës në Greqi, duke i dhënë kështu fund spekullimeve mbi atë që do të drejtojë vendin drejt daljes nga kriza ekonomike.
“Ne do të bashkëpunojmë me cdo lider grek që do të zgjidhet. Do të donim që Greqia të shkojë në drejtimin e duhur sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të donim më shumë përpjekje për reforma për një Greqi më të mirë, me eficentë dhe më të konsoliduar. Gjermania nga ana e saj do të bëje gjithcka që ka mundësi për një bashkëpunim të mirë,”- ka deklaruar Merkel.
Sic raportojnë mediat, edhe indeksi gjerman DAX ka reaguar pozitivisht ndaj lajmit për zgjedhjen e Papadimos në krye të qeverisë së re.
Ndërkaq shtypi huaj e përshkruan zgjedhjen e Papademos si "shpresë" për Greqinë, i cili do të bëjë të mundur normalizimin e jetës politike dhe adresimin e krizës ekonomike.
Shtypi shkruan se "kryeministri i ri i Greqisë është thirrur për të shpëtuar dhe për ta mbajtur vendin në zonën euro".
Gazeta franceze Le Monde tha se "agonia përfundoi pas pesë ditësh të lodhshme të negociatave".
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)