Greqi, Papadhimos, konsultime intensive për përbërjen e qeverisë së re
ATHINE - Përfundoi rreth orës 20:00 takimi i përfaqësuesive të tre partive që mbështesin qeverinë e re kalimtare, në prani të kryeministrit Lukas Papadhimos.
Qëllimi i takimit ishte përbërja e skemës së qeverisë.
Nga shenjat e para, duket se nuk do të ketë lëvizje të Evangelos Venizelos nga Ministria e Financave dhe nga posti i zëvendëskryeministrit.
Për më tepër, përfshirja e “Demokracisë së Re” në skemën e qeverisë do të jetë joparlamentare, por me drejtues të lartë të saj, konfirmoi një zyrtar i partisë.
Kreu i LAOS Jorgos Karaxaferis i pyetur për zëvendëskryeministrin, u përgjigj: "Liderë politikë nuk do të jenë të përfshirë”.
Ai la të kuptohet se partia e tij do të ketë dy ministri në qeverinë e re.
Përurimi i qeverisë së re do të bëhet nesër në ora 14:00, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të fillojë procesi i votëbesimit në parlament.