E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voskopojë, shpërthengranata, 2 të plagosur

KORCE- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Voskopojë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të fabrikës së armëve në Voskopojë ndërsa mësohet se të plagosur kanë mbetur Genc Upja 34 vjec dhe një 17 vjecar me iniciale D.H.

Policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk bëhen të ditura rrethanat e shpërthimit të granatës.

Mësohet se gjendja e të plagosurve është e rëndë, madje është bërë i mundur transportimi drejt spitalit të Tiranës i 17 vjecarit.
34 vjecari Genc Upj, i cili paraqitet në gjendje më të qëndrueshme po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal të Korcës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›