E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arrestohet 18-vjeçari i dënuar me 3.5 vite burg në mungesë

ELBASAN- Një 18 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar mesditën e së shtunës nga policia e Elbasanit. Burime zyrtare të policisë lokale konfirmuan se në fundjavë ra në prangat e uniformave blu shtetasi Elson Bajrami, i cili me vendim të Gjykatës së Elbasanit është dënuar në mungesë me 3.5 vite heqje lirie.

Ai u dënua në mungesë për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë të dy të rinjve , bashkëmoshatarë të tij nga Elbasani. Policia arriti të zbulonte vendodhjen e tij natën e fundit.

Sipas policisë që nga koha e ndodhjes së ngjarjes 18 vjeçare kishte mundur të qëndronte i fshehur në shtëpinë e dajës së tij në një fshat të thellë të Gramshit.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›