Vota e minoritetit grek mes dy partive PBDNJ shkoi tek PS MEGA tek PD
Vangjel Dule i PBDNJ-së zgjodhi Partinë Socialiste, por demokratët kanë në krah një tjetër parti të minoritetit grek. M. E.G.A është në Aleancën për punësim mirëqenie dhe integrim, dhe kryetari i koalicionit të djathtë Sali Berisha u ka garantuar atyre hapësirë për komisionerë gjatë zgjedhjeve
“Në këtë proces do të kenë përqindjen e vet në komisionerë e në çdo gjë, për të garantuar numërimin e votave, pasi kurrë ndonjëherë vota e minoritarëve nuk ka qenë më në rrezik se në këtë periudhë, nga aleanca e pazareve. Edhe vota e tyre mund të tregtohet tani, po të mos ishte MEGA, e cila do ta administrojë me përfaqësuesin më serioz të minoritetit, çdo votë që ata do të hedhin në kutinë e votimit për cilindo subjekt elektoral, me ndershmërinë më të madhe”, vlerësoi Berisha.
Sipas Kryeministri Berisha pozicionimi i Dules tek PS është çështje pazari viktima e parë e të cilit ishte anëtari i PBDNJ në KQZ, Jani Jani
“Nuk kisha ndërmend të angazhohesha dhe të mobilizoja votën për shkarkimin tij. Sikur zoti Dule të kalonte në anën tjetër, ne do ta zëvendësonim një nga përfaqësuesit tanë, por jo përfaqësuesin e minoriteteve. Nuk ka gjë më pa moral në qëndrimin ndaj minoriteteve, që edhe atë përfaqësues të vetëm t’ia bësh plaçkë tregu. Minoritetet nuk kanë nevojë për pazare, por për standarde të lirive dhe të drejtave njerëzore”, deklaroi Kryeministri.
Madje, në vlerësimin e kreut, Kristo Kiço ndaj edhe sot M.E.G.A është pjesë e këtij koalicioni.
“Programi ynë janë kërkesat e minoritetit etnik grek e do të përbëjnë boshtin e strategjisë politike të Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, e cila do ketë në parlamentin e ardhshëm përfaqësuesit e saj, që do të dalin nga zgjedhjet e 23 qershorit”, u shpreh ai.
Kreu i MEGA-s deklaroi se në plan të parë kanë zgjidhjen e problemeve të minoritetit etnik grek dhe jo përfitimet personale nga ndarja e pushteteve, duke sulmuar kështu Vangjel Dulen.