KQZ miratoi zevendesimin anetareve te PBDNJ-se ne 89 KZAZ
Balancat politike në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, duke përshirë PR-në në vend të LSI-së dhe këtë të fundit në vend të PBDNJ-së, u pasqyruan në vendimet e fundit të KQZ-së. Komisioni vendosi të shkarkojë përfaqësuesit e partisë së Vangjel Dules në 89 KZAZ dhe t’i zëvendësojë ata me ata të LSI-së, të cilët ishin emëruar më parë.
Në të njëjtën frymë u vendosën të emërohen përfaqësues të PR-së në të gjitha KZAZ-të.
Në mbledhje, 4 komisionerët miratuan edhe detyrat për përmbushjen e projektit të verifikimit elektronik të kartave të identitetit të zgjedhësve në qarkun Tiranë. Sipas vendimit, më datë 17 maj, do të kryhet një provë paraprake. Parashikohet që të gjitha për pajisjet për zbatimin e projektit në zgjedhje të jetë data në fund të muajit të ardhshëm.