Imami Vleresim per figurat e shquara te Elbasanit
Kryetari i Grupit të Punës për Partinë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, z. Arben Imami mori pjesë në Konferencën e organizuar nga departamenti i intelektualëve të Partisë Demokratike, dega Elbasan.
Për të gjithë intelektualët e pranishëm në sallën e Teatrit Skampa në Elbasan Imami shprehu falenderimet e tij duke përkujtuar në këtë akademi disa prej personaliteteve të mëdha të qytetit të Elbasanit të lënë në harresë.
" Unë si Ministër i Mbrojtjes, me modesti jam përpjekur që të krijojë një traditë në Ministrinë që drejtoj për rivlerësimin e figurave historike që janë lënë në harresë kryesisht për arsye ideologjike nga regjimi komunist. Ne kemi vlerësuar një numër të madh personalitetesh kombëtar që kanë dhënë kontribut të pashlyeshëm në jetën politike e jo vetëm të kombit shqiptar. Këtë e kemi bërë jo për arsye pragmatike politike, por sepse ne si parti i qëndrojmë bindjes se individi është pasuria më e madhe e shoqërisë e për këtë arsye të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për këtë vend duhen çmuar, duhen vlerësuar, duhet të gëzojnë njohjen publike që meritojnë”.
Figurat e shquara te ketij qyteti u vleresuan edhe ne kumtesat qe mbajten disa nga intelektualët pjesemarres ne kete aktivitet.