E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha garanton qytetarët: Vota juaj e paprekshme. Nishani apel për qetësi e maturi

23-06-2013 / Gazeta 55

Votojnë Presidenti Nishani dhe kryeministri Berisha

Kryeministri Sali Berisha votoi në qendrën e votimit tek “Liceu Artistik” në Tiranë. Pas votimit ai i ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në votime në mënyrë të qytetëruar, ndërkohë që garantoi paprekshmërinë e votës së qytetarëve.
“Këto zgjedhje janë përcaktuese për të ardhmen. Garantoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë se vota e tyre do të jetë e paprekshme. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që ditën e sotme ta kthejnë në ditë feste dhe jo dhune”- deklaroi kryeministri pas votimit.

Nishani: Apel për qetësi dhe maturi
Presidenti Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij votuan në Njësinë Nr. 3 tek shkolla “Andon Zako Çajupi”. Ai bëri apel për qetës i dhe maturi në këto zgjedhje.
“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të tregojmë qetësi civile, të respektojmë rregullat. Bëj apel të tregohet paqe dhe qetësi, pasi jeta e qytetarëve është e rëndësishme”- deklaroi presidenti pas votimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›