Vota me shume se listat ne Rrogozhine?

Numri i kutive te bllokuara eshte gjithesej 6. Kjo qender numerimi eshte kthyer ne nje kale lufte per koalicionin e PD te cilet akuzojne socialistet se e bllokuan qellimisht. Keta te fundit thone se shkeljet dhe votat e teperta ne kuti ishin shkaku i mosnumerimit.
Nje perfaqesues i Partise Demokratike ne oret e para te mengjesit te sotem e shikonte bllokimin te qendrimet politike.
Per ore te tera policia ka qendruar ne hyrje te kesaj qendre numerimi te votave ne pritje te nisjes se procesit. Ndersa ne salle ndodheshin komisioneret dhe numeruesit e te dyja paleve te cilet qendronin ne pritje te zgjidhjes se konfliktit.
Rreth ores 4 te mengjesit te sotem procesi ka rinisur edhe ne kete qender numerimi, per te nxjerre nje rezultat te votave te gjendura ne kuti te cilat do te shoqerohen serish me kontestimet e partive.