E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH përgëzon Shqipërinë për zgjedhjet e 28 qershorit

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Shqipërinë dhe qytetarët e saj për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, deklaroi se qytetarët e Shqipërisë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të konsiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe me rregull. Ajo vlerësoi faktin se zhvillimi i zgjedhjeve, përbën përparim real në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.  Vlerësimi paraprak i OSBE/ODIHR-it vë në dukje se zgjedhjet në vetvete demonstruan përmirësime, por gjithashtu vëren se u konstatuan disa shkelje në procesin zgjedhor.  Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, ti analizojë ato, nënvizoi ajo. Ndër të tjera, DASH në deklaratën për shtyp bën të ditur se SHBA e ka të qartë, faktin se qeveria e Shqipërisë është në përfundim të numërimit të votimeve dhe përpilimit të listës së rezultateve dhe presin që ky proces të zhvillohet në të njëjtën mënyrë të rregullt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›