Pritet sjellja e 6 kutive te Fushekuqes ne KQZ

Nuk dihet fati i 6 kutive te votimit ne Fushekuqe te Kurbinit, te cilat po mbajne peng shpalljen e rezultatit per qarkun e Lezhes.
Informacionet e fundit flasin se kutite e shumeperfolura po dergohen drejt KQZ-se, nderkohe qe nga gazetaret e Top Channel atje nuk ka asnje te dhene per mberritjen e tyre.
Nje nate me pare ne KZAZ-ne e Kurbinit u vu re nje prani e madhe e forcave te policise.