E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: Rritja ekonomike, sipas parashikimeve Eglantina Nasi

Ecuria e treguesit te rritjes ekonomike rezulton te kete qene pozitive dhe me nje performance te mire gjate vitit te kaluar, ne perputhje me parashikimet e bera nga ekspertet rreth saj. Nje fakt i tille, citohet ne raportin vjetor per 2011-n qe Banka e Shqiperise, i ka dorezuar tashme Kuvendit. Ai citon konkretisht se ky tregues i ekonomise shqiptare, ka arritur te qendroje siper nivelit prej 3.1 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto gjate vitit te kaluar. Ndersa potenciali i ketij treguesi vleresohet te jete mbi nivelin prej 5.5 per qind. Nga ana tjeter, mesohet se sektori qe ka dhene me teper kontribut ne kete trend rrites se ketij ka qene pikerisht ai i transportit. Ku ky i fundit, sipas vleresimit te Bankes se Shqiperise, ka reflektuar performancen e tij me te mire ne ate ajror. Ekspertet bankare e kane argumentuar kete fakt, me shtimin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare pas liberalizimit te vizave, gje e cila duket se ka shtuar edhe fluksin e levizjeve te tyre jashte vendit. Nderkaq, raporti i Bankes se Shqiperise ve ne dukje edhe faktin se ne sektorin e sherbimeve, nder deget me kontributin me te larte pozitiv ne rritjen ekonomike vjetore rezulton te kene qene ajo e tregtise. Ketu perfshihen sidomos mirembajtja e riparimit te automjeteve dhe motocikletave, si dhe tregtia me shumice. Por nje tjeter tregues qe merr ne konsiderate Banka e Shqiperise eshte edhe ai i remitancave te emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi, drejt vendit tone. Keshtu, ai fakton se nga shuma prej 688 milione eurosh qe numerohej totali i dergesave te tyre gjate vitit 2010, ne vitin 2011 kjo shifer arriti ne 690 milione euro. Duke shenuar nje ulje prej 2 milione, ne fakt, e cila, gjithsesi, rezulton te jete e ulet ne krahasim me diferencat qe vihen re lidhur me kete tregues ne vitet e meparshme. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise, ve ne dukje edhe faktin se sistemi yne bankar vazhdon te jete likuid dhe i mirekapitalizuar, duke perbere keshtu, nje garanci te plote per ekonomine dhe ecurine rritese te saj sipas parashikimeve. Kete e kane faktuar edhe te dhenat me te fundit te referuara nga Shoqata e Bankave lidhur me nivelin e depozitave dhe gjendjen e likuiditetit pergjate dy muajve te pare te ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›