“Vota për LSI dhe PS ‘91 është një votë e çuar dëm!”

Rikthehen sulmet brenda kampit të së majtës, Gjinushi, iniciatori
TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste, Skëndr Gjinushi ka prishur ditët e armëpushimit mes koalicionit opozitar që drejton Partia Socialiste dhe atij që drejton Lëvizja Socialiste
për Integrim. Gjinushi ka deklaruar gjatë konferencës së djeshme partisë për degën
e Tiranës se vota për LSI-në dhe koalicionin e saj opozitar është një votë e çuar dëm.
Gjinushi quajti koalicionin e LSI dhe të PD-së si dy këto koalicione të ngritura mbi parime të dyshimta, ndërsa shprehu bindjen në fitoren e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. “Katarsistët që deshën të pastronin PS nga Meta dhe metistët që deshën të pastronin PS nga Nano, pasi nuk pastruan dot njëri-tjetrin tani po thonë të bëhemi bashkë të pastrojmë PS-në nga Rama. Ky është morali i këtij koalicioni”, tha kreu i PSD-së Gjinushi
Kreu i PSD nuk ka kursyer sulmet e ashpra edhe ndaj koalicionit me të cilën PD do të paraqitet në zgjedhjet e qershorit.