Presidenti Topi u nis sot për vizitë zyrtare në Hungari
Kreu i shtetit shqiptar do të jetë i pranishëm, së bashku me personalitete të larta të politikës botërore, në aktivitetet që shteti hungarez organizon në datë 27 qershor me rastin e 20-vjetorit të hapjes së kufirit Hungari-Austri
TIRANE-Me ftesë të Presidentit të Republikës së Hungarisë, z. Lazlo Solyom Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi është nisur sot pasdite për në Budapest. Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se kreu i shtetit shqiptar do të jetë i pranishëm, së bashku me personalitete të tjera të larta të politikës botërore, në aktivitetet që shteti hungarez organizon në datë 27 qershor 2009 me rastin e 20-vjetorit të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë.
Nga të njëjtat burime mësohet se gjatë qëndrimit të tij në Budapest, kreu i shtetit shqiptare, Topi pritet të takojë homologë të tij dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit hungarez, po ashtu dhe të organizmave ndërkombëtare.
Me anë të ceremonive me rastin e 20-vjetorit të hapjes së kufirit midis Hungarisë dhe Austrisë, Hungaria përkujton atë që njihet në historinë moderne botërore si rënia e “Perdes së Hekurt”, që simbolizon njëkohësisht edhe shembjen e kufijve mes lindjes dhe perëndimit dhe që hapi rrugën për fundin e Luftës së Ftohtë. Megjithëse pika më kulmore e këtij procesi konsiderohet vetë rënia e murit ndarës në Berlin midis dy shteteve gjermane, gjithmonë do të kujtohet se Hungaria ishte vendi ku ky proces filloi aktivisht.
(d.b/BalkanWeb)