E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulëzim Basha, një portret i paautorizuar

Nga Mero Baze

Për herë të parë për këtë njeri dëgjova në fund të Dhjetorit 2004. Sali Berisha më pat kërkuar ta takoja dhe të njihesha me të. Më thirri në zyrë dhe po më fliste me entuziazëm për njerëzit që po vinin nga Kosova pranë PD-së. Në krye të listës ishte Lulëzimi. Pastaj mori telefonin dhe foli me dikë. Nga biseda u kuptua se dhe ai ishte dikush që po kthehej nga Kosova. Bile për rastësi simbolike kur foli me Berishën sapo kishte kaluar Morinën. Ky i dyti ishte Florian Mima dhe e njihja para vitit 1997. E lavdëroi pa fund si arkitekt i buxhetit të Kosovës, ndërsa për Bashën më tha se ka qenë truri i UNMIK për Ministrinë e Drejtësisë.

Në një diell Dhjetori në një kafe para Piacës në Tiranë, Lulëzim Basha më gjeti së bashku me dy miq të mi nga Kosova. Nuk kishim shumë biseda për të bërë, veç njohjes formale. Ishte paksa i rezervuar në fillim. Pasi shkëmbyem disa biseda boshe, më kujtoi se ai më kish parë dikur mua verën e shkuar, por nuk më kish folur.

-Të pashë në Sarandë me djalin, tha, po nuk të fola. Isha me pushime. A e di pse nuk të fola, vazhdoi vetë. Kisha lexuar një shkrim tëndin që shkruaje për njerëzit që të ndalin rrugës dhe të thonë të ruajt Zoti dhe që ti i quaje bezdi këtë hipokrizi qytetare që të uron me zë të ulët dhe nuk ngre zërin vetë. Më çuditi vëmendja për përzgjedhjen që kish bërë nga shkrimet e mia për tu mu prezantuar si lexues. Diçka që i përziente të gjitha, pak servilizëm, pak vlerësim, pak vëmendje për sakrificat e medies opozitare. I tejmësuar me përshtypje shkrimesh u përpoqa vetëm të kuptoja nëse vërtet më kish parë në Sarandë dhe a kish qenë në verë me djalin aty. Disa ditë më vonë u ritakuam bashkë në zyrë të Sali Berishës. Kishte sjellë një shok të tij me vete tia prezantonte Berishës. Berisha kishte një lloj bezdie nga kërkesa e tij dhe për ta konsumuar pritjen pa shumë intimitet e ftoi brenda ndërkohë që unë isha aty. Ishte një djalë me emrin Eris Hoxha. E prezantoi dhe atë si një shok të tij të talentuar që ka mbaruar në Utreht. Berisha bëri një bisedë disa minutëshe dhe u dha dorën. Po grumbulloheshin pak nga pak njerëzit që disa javë më vonë do të quheshin anëtarë të KOP. Të nesërmen e prezantimit të KOP, ai ishte sërish në zyrën time. E lamë të bënim një intervistë prezantuese  tek Tema. Bëra një sërë pyetjesh në kompjuter dhe ja lirova tavolinën të ulej për përgjigjet. Filloi të mendohej gjatë. Shkruante dhe fshinte me makth fjali. U bë gjatë dhe mu desh ta shikoj çfarë kishte shkruar. Thuajse asgjë. I rashë shkurt duke ia plotësuar përgjigjet dhe i thashë të redaktonte ato që nuk donte të dilnin. Kështu mbaruam punë shpejt pasi nuk ndryshoi asgjë. Të nesërmen gazeta Tema botoi foton e tij të madhe të qeshur. I ngjante tmerrësisht Enver Hoxhës kur kish qenë i ri dhe unë me të qeshur i kujtova se ishte në moshën e tij kur themeloi partinë.

Në korridoret e PD ishte ndezur lufta. Jozefina Topalli kishte një mosdurim të pazakontë edhe për të dëgjuar emrat e tyre. Të tjerët më të rezervuar, por të gjithë të çuditur me diferencën mes boshllëkut që rrezatonin njerëzit e rinj dhe kartëvizitës me të cilën prezantoheshin.

Po kush ishte ky njeri që po debutonte në oborrin e opozitës me parashutën e vajzës së Sali Berishës për të shijuar gjithë frytet e betejës tetëvjeçare të njerëzve që kishin mbajtur gjallë opozitën në Tiranë?

Lulëzim Basha është një përjashtim i madh për gjithë ata që mendojnë se në politikë duhet të kesh karrierë, vlera dhe personalitet. Në historinë e politikës janë të rralla rastet kur një njeri për 15 vite ka një jetë të zbrazët dhe ordinere dhe fare papritur katapultohet në krye të shtetit.

Kur ai u shfaq në oborrin e Berishës dhe u bë yll i politikës së tij, ky qytet dinte shumë pak gjëra për të. Shokët e gjimnazit e kujtonin si një djalë që i kishte spiunuar tek drejtoria e shkollës kur ata kishin qëlluar jo aq pa dashje me domate portretin e Enver Hoxhës. Më tej nuk u kujtohej asgjë. Të tjerë mbanin mend një periudhë të shkurtër të punës së tij si kamerier në Aeroportin e Rinasit, një privilegj që u bëhej njerëzve të lidhur me regjimin. Dikush përfoli lidhje të familjarëve të tij me Drejtorinë e Pritjes dhe prej aty lidhjet e tij si shoqërues i një veprimtari të shquar për të drejtat e njeriut, Barend Cohen. Me honorarët e tij ai shfaqej në mitingjet politike të viteve  1991 deri në zgjedhjet e vitit 1992. Edhe pse vetëm një shoqërues që fliste anglisht dhe i tregonte veprimtarit të të drejtave të njeriut rrugët e qytetit, ai nuk ngurroi që 20 vjet më vonë këtë ta quante në këtë fushatë elektorale si status vëzhguesi në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Më tej akoma ai guxoi të quajë shoqërimin e këtij veprimtari në takimet me Komitetin e Helsinkit Shqiptar, si anëtarësi të tij në këtë Komitet. Edhe pse kujtesa e këtij qyteti e ka fare pak të regjistruar praninë e tij në vitin 1991- 1992, sa herë që ai tenton ti referohet asaj periudhe, gënjen. Gënjen kur nuk tregon kush ja mundësoi punën si kamerier në aeroportin e Rinasit në një kohë që Shqipëria ishte ende e izoluar dhe vendi qeverisej nga nomenklatura e fundit komuniste. Gënjen kur thotë se ka qenë vëzhgues i zgjedhjeve të 22 Marsit dhe më pas anëtar i Komitetit të Helsinkit Shqiptar. Pastaj hesht për periudhën e shkollimit të tij në Holandë, falë një dobësie njerëzore që ka pasur për të veprimtari i shquar Barend Cohen, i cili i mundësoi shkollimin dhe qëndrimin në Holandë.

Në vitin 1999, kur konflikti në ish Jugosllavi shpërtheu pas ndërhyrjes së NATO, Basha u angazhua nga Tribunali i Hagës në ekipin e përkthyesve që merrnin dëshmi nga terreni. Në fillim ishin dëshmitë e terrorit serb në Kosovë, por pasi Kosova u çlirua në fokus u vunë hetimet e krerëve të UÇK dhe krimet ndaj serbëve. Lulëzim Basha ishte njeriu që përgatiti dosjen e parë për krime të mundshme lufte ndaj robërve serb në Shqipëri gjatë vitit 1999, e cila më vonë evoluoi si dosja Dik Marti. Ai pat udhëtuar në Shqipëri sipas dëshmive të bashkëpunëtoreve të tij në Tribunal për të hetuar varrezat hipotetike të serbeve të vrarë, i maskuar si inxhinier rrugësh apo përkthyes. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë. Ai ishte përgatitësi i dosjeve të para që u çuan në Gjykatën e Hagës për shqiptarët siç ishin dosja e Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, si dhe dosjet e tjera të gjykuara nga drejtësia në Kosovë siç ishte rasti i Daut Haradinajt. Edhe pse ka qenë pjesë e atyre që kanë mbushur dosjet me fakte të diskutueshme, ai nuk ka pasur kurajën ti pranojë ato publikisht kur ka pasur debat rreth besueshmërisë së tyre.

Detyra e fundit e Bashës në Kosovë ka qenë Departamenti i Drejtësisë i UNMIK, i cili përgatiti strukturën e Ministrisë së re të Drejtësisë. Bashkëpunëtorët e tij e përshkruajnë si një njeri hije, i cili kujdesej të ishte një pasqyrë ku shefat e tij të shikonin njeriun që u duhej. Në këtë projekt ai kishte bashkëpunëtor dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin dhe ky ishte një rast për të forcuar miqësinë që e futi në politikë. Miqësia e tij me vajzën e kryeministrit Berisha në Prishtinë u forcua ndjeshëm bashkë me idenë e hedhur qysh në fillim të vitit 2004 nga Sali Berisha për mundësinë e krijimit të një Komiteti për Orientimin e Politikave pranë PD, të përbërë nga të rinj të shkolluar në Perëndim. Në Kosovë, Lulëzim Basha njihet me Damir Fazlliç, një biznesmen serbo boshnjak, i cili në vitin 2004 ndërmjetësoi në Kosovë një kontratë për shitje energjie nga një kompani serbe. Në fund të vitit 2004 Basha shkëput marrëdhëniet e punës në Kosovë dhe vjen në Tiranë. Bashkë me listën e personave që do të formonin Komitetin për Orientimin e Politikave, Basha dhe Fazlliç, kishin projekte më

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›