E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladic ne gjykate. Nisin procedurat per ekstradimin ne Hage

 Gjenerali serb Ratko Mlladic pas arrestimit të tij, u përball menjëherë me një seancë dëgjimore në gjykatën e Beogradit në lidhje me ekstradimin e tij drejt gjykatës ndërkombëtare të krimeve të Luftës, në Hagë, procedurë që pritet të zgjasë një javë. Ministri serb i Drejtësisë, Slobodan Homen tha se vendi i tij do iu përmbahet procedurave ligjore deri në ekstradimin fizik të Mlladic në Hagë.
Mlladic përballet me 15 akuza, të cilat përfshijnë genocid, krime kundër njerëzimit dhe thyerjen e ligjeve të luftës në Bosnje- Hercegovinë në periudhën mes prillit 1992 dhe korrikut 1995. 

Arrestimetë kësaj natyre në të kaluarën kanë provokuar zemërim në radhët e nacionalistëve serbë. Por, ministri i Drejtësisë, Homen beson se këtë radhë gjithcka do të kalojë në mënyrë paqësore. Gjithsesi, ai paralajmëron se mesazhi i autoriteteve në rast të kundërt është mjaft i qartë, të gjithë ata që thyejnë ligjin, do të mbahen përgjegjës. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›