Votat e gabuara, Kolegji shqyrton sot ankesën e PS
TIRANE- Kolegji Zgjedhor pritet te vendose sot per fituesin e bashkise se Tiranes. Kolegji do të shqyrtojë sot kërkesën e dytë ankimore të Partisë Socialiste, qe kërkon shpalljen e pavleshme të procedurës dhe vendimit të KQZ, për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutite e gabuara.
Kolegji mblidhet paradite per te marre ne shqyrtim kerkese ankesen, sipas te ciles kerkohet pavlefshmeria e projekt vendimit te marre me katër votat e anëtarëve te Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve per numerimin e fletët e votimit per kryetar te bashkise se Tiranes, të hedhura në kutitë e gabuara.
Sipas perfaqesuesve ligjore te PS-se, ky vendim nuk mund te merrej dhe qe ne kohen e diskutimit ne KQZ deklaruan nje numerim i tille do t’i hapte rrugen ankimimit te rezultatit zyrtar.