E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha KQZ beri mire qe kontrolloi voten e Topit

Fjala e kryeministrit Berisha ne seancen e djeshme te Kuvendit ishte perqendruar vetem tek zgjedhjet e 8 majit per bashkine e Tiranes. Ne nje fjalim te gjate dhe ofensiv kreu i qeverise sulmoi opoziten dhe kreun e saj Edi Rama se u veteshpall fitues ne nje kohe kur ende nuk kishte perfunduar numerimi i te gjitha votave te hedhura nga qytetaret ne kuti. I gjithe fjalimi i Berishes ishte ne mbeshtetje te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili sipas tij beri ate qe duhej duke numeruar votat e hedhura ne kutite e gabuara. Zoterinj deputete ne boten e qyteteruar ka nje kriter per qendrimin ndaj votes dhe ky kriter thote se vlefshmeria e votes percaktohet nga shprehja e qarte e qellimit te zgjedhesit.


Aty ku zgjedhesi ka shprehur qarte preferencen e tij askush nuk mund te vere ne diskutim vlefshmerine e saj- tha ai duke shtuar se leximi i vullnetit te votuesve eshte nje kriter i pergjithshem i vendeve te civilizuara.


Ne fjalen e tij pro numerimit te fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara Berisha permendi edhe ngaterrimin e kutise sipas tij qe beri edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi. Sipas tij nuk mund te lihej pa u numeruar vota e Presidentit edhe pse e hedhur ne kutine e gabuar. Ndodhi qe Presidenti i Republikes votoi ne nje kuti te gabuar por cfare do te thoshin qytetaret shqiptare ne qofte se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do te hapte kutine per te numeruar voten e tij.

Ata do te thoshin se kur keta nuk cajne koken per voten e Presidentit cfare na mbetet neve. fare do te thoshte bota kur do te shihte se ketu nuk numerohet vota e Presidentit Keta jane bizare do te thoshte. A nuk do te krijohej nje Dushk i dyte per te cilen u beme te famshem ne te gjithe Europen A nuk do te beheshim te famshem edhe per ate qe quhet heqje te drejte te votave te hedhura- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›