E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dorezon ne KQZ dy ankimime te reja

Luftes juridike per te shpallur fituesin e bashkise se Tiranes i jane shtuar dje edhe dy ankimime te reja te dorezuara ne mbremje ne KQZ nga ana e Partise Socialiste. Juristet e PS-se kishin paralajmeruar ankesen per rezultatin e KQZ-se per bashkine Tirane por dje ne mbremje kane ndryshuar strategji duke derguar dy animime. Ato jane dorezuar nga Genci Gjoncaj e Eridian Salianji dhe jane protokolluar ne oren 21.55.

Ankimimi i pare

Ne ankimimin e pare Partia Socialiste kundershton vendimin nr.711 te KQZ-se i cili shpall Lulzim Bashen si fitues te zgjedhjeve ne Tirane. Ne argumentimin juridik te PS-se kerkohet pavlefshemeria e te gjitha vendimeve te marra nga KQZ per ndryshimin e tabelave te rezultateve te QV-ve per 11 njesite bashkiake te Tiranes. Ne thelb edhe kjo kerkese bazohet ne shfuqizimin e vendimit te KQZ-se per te rivleresuar e rinumeruar votat dhe per te ndryshuar rezultatin ne tavoline.

Ne kerkese PS shpjegon situaten e krijuar pas dorezimit te 10 tabelave zyrtare dhe faktit qe tabela e KZAZ-se 49 u bllokua nga te djathtet. Te gjitha vendimet e marra nga KQZ per urdherimin per ndryshime ne tabelat e rezultateve te QV-ve te ZAZ-ve te Zones Zgjedhore Bashkia Tirane deri ne momentin e marrjes se Vendimit Nr.711 jane te pavlefshme pasi jane ne kundershtim flagrant me ligjin dhe si te tilla nuk mund te konsiderohen e as te prodhojne efekte. do efekt i pretenduar i tyre eshte nul dhe nuk prodhon asnje pasoje- thuhet ne kerkesen e PS-se. Sipas saj vendimi Nr.711 i cili shpalli fitues Lulzim Bashen eshte marre ne shkelje flagrante te ligjit dhe ne tejkalim te kompetencave te KQZ.

Kjo pasi neni 123 i Kodit Zgjedhor parashikon shprehimisht se KQZ ne perfundim te procesit te numerimit te votave nga KZAZ-te dhe pas hartimit te tabelave permbledhese prej tyre nxjerr rezultatet e votimit per Zonen Zgjedhore duke plotesuar e miratuar tabelen permbledhese te rezultatit per kete zone zgjedhore brenda 48 oreve nga mberritja e te gjitha tabelave permbledhese te KZAZ-ve. E vetmja nderhyrje qe mund te beje KQZ eshte korrigjimi i ndonje gabimi te mundshem material ne tabelen e hartuar nga KZAZ e krahasuar kjo me ate te hartuar nga GNV per QV perkatese.

Ne thelb PS-se thote se KQZ duhet te nxjerre rezultatin bazuar ne dy te dhena tabelat permbledhese te KZAZ-ve te te Tiranes dhe rezultatet e transmetuara nje nga nje nga VNV-te per 485 kutite e votimit ne kryeqytet.

Ankimimi i dyte

Ankimimi i yte i socialisteve ka te beje vetem me KZAZ 49 njesia bashkiake nr 5 ne Tirane ku u numerua kutia e fundit dhe rezultati nxorri Edi Ramen kryesues me 10 vota. Menjehere pas kesaj kater anetaret e kesaj KZAZ-je te emeruar nga PD dhe LSI vendosen te mos miratojne tabelen permbledhese. Sipas PS-se ky veprim eshte ne shkelje te hapur te ligjit. Nga ana tjeter KQZ kishte detyrimin ligjor qe te nderhynte dhe te miratonte ajo tabelen permbledhese te rezultateve bazuar ne procesverbalet e 85 kutive te votimit sipas te dhenave qe i ishin transmetuar ne kohe reale dhe ndodheshin ne sistem.

Vendimet e marra nga KQZ per urdherimin per ndryshime ne tabelat e rezultateve te disa QV-ve deri ne momentin e marrjes se Vendimit Nr.710 jane te pavlefshme pasi jane ne kundershtim flagrant me ligjin dhe si te tilla nuk mund te konsiderohen e as te prodhojne efekte....

Mosrespektimi i parashikimeve te neneve 122 e 35/5 te Kodit Zgjedhor nxjerrja dhe miratimi i nje rezultati te ndryshem prej sa rezulton nga tabelat e rezultateve per cdo QV te hartuara nga GNV-te e KZAZ Nr. 49 gjate numerimit te kryer te hedhura ne bazen e te dhenave te KQZ ben qe cdo vendim i marre per te urdheruar ndryshime ne tabelat e rezultateve te QV-ve te ZAZ-ve te Zones Zgjedhore Bashkia Tirane te jete dukshem ne kapercim te kompetencave ligjore nga KQZ. Si te tille duhet te konstatohet pavlefshmeria e atyre vendimeve- thuhet nder te tjera ne kerkesen e PS-se.

Ankimimi i pare

Kundershtimin e Vendimit Nr.711 date 23/05/2011 te KQZ Per nxjerrjen e rezultatit te votimit per Kryetar per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane.
Pavlefshmerine e vendimeve te marra nga KQZ per ndryshimin e tabelave te rezultateve te QV-ve te ZAZ-ve te Zones Zgjedhore Bashkia Tirane.

Ndryshimin e Vendimit Nr.711 date 23/05/2011 te KQZ Per nxjerrjen e rezultatit te votimit per Kryetar per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane duke u nxjerre e miratuar tabela permbledhese e rezultatit per Zonen Zgjedhore Bashkia Tirane ne baze te tabelave te rezultateve te miratuara nga KZAZ-te dhe ato te QV te transmetuara ne bazen e te dhenave te KQZ nga VNV-te dhe duke u shpallur fitues z. Edi Kristaq Rama propozuar nga Koalicioni Aleanca per te Ardhmen

Ankimimi i dyte

Kundershtimin e Vendimit Nr.710 date 23/05/2011 te KQZ Per miratimin e tabeles permbledhese te rezultatit te votimit per Kryetar te Zones se Administrimit Zgjedhor Nr.49 Qarku Tirane.
Pavlefshmerine e vendimeve te marra nga KQZ per ndryshimin e tabelave te rezultateve te QV-ve te ZAZ Nr.49.

Ndryshimin e Vendimit Nr.710 date 23/05/2011 te KQZ Per miratimin e tabeles permbledhese te rezultatit te votimit per Kryetar te Zones se Administrimit Zgjedhor Nr.49 Qarku Tirane duke u nxjerre e miratuar tabela permbledhese e rezultatit per KZAZ Nr.49 ne baze te tabelave te rezultateve te hartuara nga GNV-te e KZAZ Nr.49 per cdo QV e te transmetuara ne bazen e te dhenave te KQZ nga VNV.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›