Rama Rezultati i genjeshtert jane futur duart ne kuti

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama komentoi dje deklaratat e kryeministrit Berisha duke i cilesuar si te genjeshtra. Jemi ne kushtet kur vazhdon perpjekja e Saliut ne rolin e fitimtarit qe zgjedhjet i ka humbur por eshte ne rol pavaresisht se ne kemi fituar jo vetem bashkite qe kishim si pergjegjesi te qeverisnim deri ne 8 maj por mbi te gjitha kemi marre nje mandat per te qeverisur e shqiptareve nderkohe qe Saliu ka humbur edhe vete bastionin ku per 20 vjet eshte zgjedhur deputet- tha Rama.
Sipas tij kryeministri flet per te drejten e votes por vete kete te drejte e ka shkelur dhe shtypur per dy vite me radhe ndersa tani po kerkon te ndryshoje rregullat ne fund te lojes. Kryesocialisti shprehur qendrimin e tij ne lidhje me kete fakt duke deklaruar se rregullat mund te ndryshoheshin perpara lojes jo kur ajo kishte perfunduar. Shifrat flasin edhe me shkoqur se cdo koment i mundshem.
Ato tregojne se jane futur duart ne proces pas kushtrimit te Saliut se numrat nuk rakordojne gjekundi per sa i perket fletevotimi zgjedhes pjesemarres flete te pavlefshme flete te vlefshme e keshtu me radhe. E ne nderkohe u pa deri dhe se flete votimi te nje qendre kishin fluturuar ne nje qender tjeter se kuti votimi me nje kod te caktuar u shfaqen me nje kod tjeter e me radhe ne te gjithe aspektet e ketij kanibalizmi elektoral.
Gjuha e presionit dhe e kercenimit ndaj opozites eshte nje konstante sidomos gjithe ketyre diteve pas humbjes therese per Saliun por nuk na bene absolutisht asnje pershtypje- tha Rama.
Ai komentoi edhe akuzat e bera ndaj presidentit Topi duke i cilesuar si te turpshme. Bindja jone eshte se bota demokratike nuk e gelltit dot kete gjelle te piste te gatuar ne kuzhinen e Saliut. Ashtu sikunder mbetemi te bindur se Tirana nuk behet dot pjese e tavolines se oborrit te Saliut ku shqyhen perdite copa Shqiperie perfundoi Rama.