E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i kineasteve Xhuvani pranon krimin Viktima kercenonte me arme shokun tim

TIRAN - Vrasja e Alfred Musabelliut dyshohet se ka ndodhur ne kushtet e tronditjes psiqike te Kostandin Xhuvanit i cili ka pohuar se ka pare Alfred Musabelliun qe i kishte drejtuar nje arme shokut te tij. Dyshimet e policise jane se arma ka qene nje arme loder bazuar ne rrefimet dhe deklarimet e personave te ndryshem si dhe ne baze te aktit te keqyrjes se vendit te ngjarjes ne banesen e Albi Zeles ku u gjet ne muajin shkurt i vrare Alfred Musabelliu.

Lajmi u be i ditur per Shekullin nga burime te organit te akuzes ne kryeqytet qe thane se Xhuvani eshte marre ne pyetje nga hetuesit e prokurorise dhe te Policise se Tiranes menjehere pas vetedorezimit te tij ne lidhje me vrasjen e Alfred Musabelliut. Per kete ngjarje policia e kryeqytetit e kishte shpallur ne kerkim dhe e dyshonte Xhuvanin si autorin kryesor te krimit. Burime te hetimit thane se Xhuvani i marre ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore te drejtorise se Tiranes eshte treguar bashkepunues me ta duke dhene per hetuesit versionin e tij te ngjarjes.

Nderkaq mesohet se dje mberriti ne prokurorine e Tiranes ne cilesine e proves materiale per te cilen u pergatit nje vendim per kryerjen e nje akt-ekspertimi balistik qe pritet te kryhet nga ekspertet kriminaliste te Policise se Shtetit. Mesohet se arma eshte nisur per ekspertim ne laboratorin balistik te Institutit te Policise Shkencore i cili pritet te jape nje pergjigje ne lidhje me perputhjen apo jo te gezhojave te gjetura ne vendin e ngjarjes ku u vra Musabelliu me armen e dorezuar ne polici nga vete Xhuvani.

Vete ai ka pranuar autoresine e krimit duke pohuar se e ka kryer krimin pasi ka pare viktimen qe i kishte drejtuar armen shokut te tij. Mes Alfred Musabelliut te vrare tashme dhe shokut te Kostandin Xhuvanit po ndodhet nje konflikt qe kishte ardhur si pasoje e grindjeve te meparshme mes tyre ndersa kishin qene shoke. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur edhe disa njolla gjaku qe nuk i perkasin te vrarit dhe qe dyshohet se i perkasin autorit te dyshuar te krimit Kostandin Xhuvanit. Ne mungese te tij nuk ka qene e mundur krahasimi dhe per kete fakt dje prokuroria ka marre sot kampione per krahasim.

Dyshimet jane se ne perleshje me Xhuvanin eshte demtuar edhe nje shok i Musabelliut i cili mesohet se ka qene jashte oborrit te shtepise se Albi Zeles nje nga te dyshuarit e perfshire ne ngjarje. Vete shoku i Musabelliut iu ka pohuar hetuesve se shoku i tij vertete ka pasur nje objekt si arme ne dore por se ajo ka qene loder. Po sipas shokut te te vrarit Musabelliu e ka perdorur per te frikesuar kundershtaret. Ne te kundert Xhuvani ka pretenduar se nuk ka qene ne dijeni te faktit se arma ishte loder.

Nga ana e saj Prokuroria thote se vetedorezimi do ta lehtesoje poziten e te pandehurit i cili pritet te paraqitet ne gjykate per tu njohur me masen e sigurise burg pa afat te vendosur ndaj tij ne mungese qe ne muajin shkurt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›