E Diel, 1 Nëntor 2026

Votat e kontestuara, Basha kryetar i Bashkisë Tiranë Rozeta Rapushi

Rreth 60 vota, jane konstatuar te hedhura ne kutite per keshillat bashkiake, ku zgjedhesit kane votuar per kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulezim Basha dhe ne vend ti hidhnin ne kutite perkatese, i kane hedhur ne ato per keshilltare. Ndonese te hedhura ne kutine e gabuar, keto vota te konstatuara ne KZAZ-te, ne njesite bashkiake 6, 7 dhe 8, mund te jene pjese e rezultatit per Tiranen, bazuar ne nje rast precedent ne zgjedhjet vendore te vitit 2007. Ne komunen Temal te Shkodres, vetem per 3 vota, te cilat ishin hedhur ne kutite e gabuara dhe u quajten te vlefshme, ju hoq mandati kandidatit demokrat Nard Mani, dhe ju dha socialistit Mark Zhuri. E njejta situate perseritet kete vit ne Tirane. Kryetari i KZAZ-se numer 50, njesia numer 6, Gezim Cekrezi, tha se ne kete KZAZ jane gjetur jo pak, por 26 vota per Lulezim Bashen, qe jane hedhur ne kutine e gabuar, por jane te sakta. "KZAZ vendosi qe keto flete votimi, te regjistrohen ne librin e konstatimeve te komisionit dhe t'i shkojne per vendimmarrje KQZ-se", tha Cekrezi. Po keshtu, edhe nenkryetari i KZAZ-se numer 51, Bujar Elezi, tha se ne njesine 7, jane gjetur 8 vota per Lulzim Bashen dhe do te ndiqet e njejta procedure, qe do i dergohet KQZ-se. Por fenomeni eshte konstatuar edhe ne njesine numer 8, ne KZAZ-ne 52, ku jane gjetur 23 vota per Lulezim Bashen, duke e cuar ne 56 numrin e fleteve te votes pro tij, nderkohe qe pretendohet edhe per disa flete ne njesine numer 5, qe mund te rrisin kete numer. Sipas procedures ligjore, KZAZ-te qe kane evidentuar keto flete, i percaktojne ato ne nje zarf te posacem te fleteve te kontestuara duke ja percjelle ato KQZ-se. Eshte ky komision qe i vlereson me pas. Procedura e kerkon qe forcat politike, te interesuara te ankohen apo jo per to dhe me pas KQZ te marre nje vendim. Ne rast se bazohemi ne precedentin e Temalit ne Shkoder, pritet qe fletet te vleresohen dhe te kete nje ndryshim te rezultatit ne kryeqytet. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pas konstatimit te ketyre fleteve, tha dje se eshte e nevojshme qe ato te administrohen qarte, pasi jane vullnet i popullit, ndonese jane hedhur ne kutine e gabuar. "Eshte ceshtje e KQZ-se, qe te vleresoje keto vota nese jane per njerin apo tjetrin kandidat. Eshte e rendesishme qe keto vota kane dale nga komisioni i qendres se votimit. Keto nuk jane vota te pavlefshme, pra te kene pasur dy shenja ose tre, por jane vota qe jane gabimisht nga qytetaret nga kutia e kryetarit ne ate te kryetarit te minibashkise. Ne kerkojme qe keto te administrohen ne rruge forma ligjore", tha Imami. Sipas tij, KQZ, ka tagrin te vendose per to. Ai theksoi se nuk jane vota te pavlefshme, por jane hedhur gabimisht nga kutia per kryetarin, tek ajo per minibashki, te administrohen si duhet.

Mani: Si ndryshoi rezultati nga votat e hedhura ne kutite e gabuara ne 2007

Nard Mani, kandidati demokrat per komunen Temal ne Shkoder, ne zgjedhjet vendore te vitit 2007 rezultoi fitues me vetem 5 vota ndaj kundershtarit te tij, Mark Zhuri. Por kur u hapen kutite per keshillat dhe ne to u gjeten 8 vota per kundershtarin Zhuri, ato u quajten te vlefshme, dhe Zhuri u shpall fitues me vetem 3 vota epersi. Ky rast, tregohet vete nga kandidati Mani, i cili humbi zgjedhjet nga keto flete votimi.

Zoti Mani, raste te tilla me ate qe ju ndodhi juve ne vitin 2007, po perseriten edhe ne Tirane. Ne duam te dime dicka me shume ne lidhje me precedentin qe u ndodhi juve gjate zgjedhjeve kater vite me pare...

Une, ne vitin 2007, kam kandiduar per kryetar komune ne Qarkun e Shkodres, ne komunen Temal, per Partine Demokratike. Procesi i votimit ishte i rregullt. Gjate numerimit, ne kutine e fundit une dola fitues me 5 vota diference plus. Per kete fitore me uroi dhe kandidati i majte. Kur u hap kutia e subjektit politik, per keshillat, ne kete kuti u gjeten tete vota te subjektit politik socialist, qe ishin hedhur gabimisht nga votuesit. Me pas, nga disa informacione qe i kishin ardhur kandidatit socialist nga Partia Socialiste ne Tirane, i thane ta ankimonte procesin. Te njejten gje bera dhe une, e ankimova ceshtjen ne KZAZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ma rrezoi mua kerkesen dhe ja dha mandatin kandidatit te Partise Socialiste.

Ju po thoni qe KQZ, ja dha keto vota PS-se?

Po, ja dha kandidatit te PS dhe e shpalli ate fitues. Me pas une e ankimova ne Kolegjin Zgjedhor, por edhe ai la ne fuqi vendimin e KQZ-se. Votat e gjetura ne kutine per keshillat bashkiake, u cilesuan te vlefshem dhe ju kaluan kandidatit te Partise Socialiste, duke e shpallur fitues ate. Fillimisht mu duk dicka pa kuptim, por me pas u konsultova me juriste te ndryshem dhe me thane, se derisa vota eshte e rregullt dhe nuk eshte e prekur, eshte e vlefshme dhe nuk mund te mos marresh parasysh vullnetin e popullit. Sepse vullneti i popullit eshte shprehur pavaresisht se ka ndodhur ngaterrimi i kutive.

Cfare bete ju me pas?

Po pasi u konsultova me juriste dhe ma sqaruan gjithe procesin, e urova kandidatin socialist

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›