E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vote revolte

Ne pritje te rezultateve perfundimtare ne te gjitha njesite e zgjedhjeve vendore ne mund te tentojme te nxjerrim ne pah disa ceshtje qe meritojne nje diskutim me te zgjeruar publik dhe per arsye nga me te ndryshmet nuk u diskutuan aq sa duhet ne periudhen para zgjedhjeve te 8 majit.
Administrata Vendore
eshtja e pare qe ia vlen te diskutohet eshte nderrimi i administrates vendore kryesisht asaj urbane ne favor te se majtes ne shume me teper njesi vendore ne te gjithe vendin. Kjo eshte nje rezultat i shtrirjes kapilare te qeverisjes se keqe ne shume zona te vendit.
Ne shume qytete te tilla te vogla njesite vendore jane punedhenesit kryesore dhe njekohesisht nje panorame e shemtuar se si keqperdoret pushteti ne cdo pozicion pune dhe pseudosherbim publik. Ne keto njesi mbizoteron autoriteti feudal dhe fisnor i administrimit publik me drejtues qe nuk jane perpjekur aspak te arrijne rezultate apo te ofronjne sherbime publike. Shume nga keto njesi te qeverisjes paten nje drejtim atavik dhe te prapambetur dhe duke shtuar dhe qeverisjen e keqe ne pushtetin qendror u mberrit nje reagim i vonuar por i forte permes votes qytetare ne shume njesi vendore anekend vendit.
Ne Lac Kavaje Rreshen Krume apo gjetke me shume se gjysma e qytetareve jane te papune por kryetari i Bashkise ka te gjithe fisin ne pune gjithe njohjet dhe perkrahesit e afert partiake ne pozicionet me te lakmuara te administrates lokale dhe ndermarrjeve ne varesi. E sa per zhvillim ekonomik rajonal apo komunitar keta kryetare fisesh nuk ishin aspak te interesuar sepse u mjaftonte feudi i tyre i prapambetur me nje administrim te keq dhe thjesht nje zgjatim gjeografik i qeverisjes qendrore.
Decentralizimi i qeverisjes vendore
Debati i dyte qe kerkon nje vemendje shume te madhe ne vazhdim eshte decentralizimi fiskal dhe ekonomik i qeverisjes vendore. Duke pasur pak kompetenca dhe pak sherbime per te realizuar pjesa me e madhe e njesive vendore ishin krejtesisht te paafta per te shfrytezuar ne nivel te kenaqshem per kushtet e Shqiperise ate pak autoritet fiskal qe ju ish lene ne shfrytezim nga qeverisja qendrore.
Pasja e nje sistemi krejt jo-funksional sidomos ne shume bashki te vogla dhe komuna e beri me te lehte ballafaqimin dhe llogaridhenien me votuesit e papune te varfer dhe te lodhur me identifikimin e njesive vendore vetem si ndermarrje private te feudalit te radhes qe kish caktuar kreu i perjetshem i partise ne pushtet. Kjo prirje e votes popullore e ben decentralizimin nje domosdoshmeri e ben diskutimin publik zgjedhor me te prekshem dhe zgjedhesit dhe te zgjedhurit me te pergjegjshem per te drejtat dhe detyrimet perkatese.
Nese Shqiperia ka arritur ne kete pike ku decentralizimi fiskal eshte me i ulet se ne cdo vend tjeter ne Ballkan apo Europe ndoshta ky eshte momenti i ktheses ku kohezioni i votes qytetare te shperblehet me ndarje te pushtetit sipas afersise me komunitetin. Ka ardhur koha qe qeveria qendrore te ndaje nje pjese te te ardhurave qe ajo mbledh ne njesine vendore perkatese. Ka ardhur koha qe te kufizohet sa me shume mungesa e bashkerendimit dhe ngurrimi i burokracise qendrore per te hequr dore nga e drejta e vendimmarrjes per administrimin e sherbimeve publike vendore.
Burimet aktuale fiskale nuk kane forcen e duhur gjeneruese fiskale qe i nevojitet pjeses derrmuese te Bashkive te mesme dhe te medha. Qeveria qendrore ashtu sic perpiqet te vendose kasat fiskale ne cdo biznes te vogel apo te madh ashtu duhet edhe te ndaje nje pjese te atyre te ardhurave me njesite vendore ku ato te ardhura mblidhen dhe ku ato biznese kerkojne me shume sherbime ndaj tyre.
Tendenca per te ardhmen
Ne fund duhet thene dicka per modelin e qeverisjes vendore dhe tendences ne te ardhmen. Ne qofte se duhet te permendim ndonje prej arsyeve qe disa nga bashkite e medha do te kene te njejtin drejtues ne vazhdim une do te perzgjidhja cilesine e administrates dhe e sherbimeve baze publike qe jane nen hyqmin e tyre. Dhe kjo eshte ne disa raste e ndryshme nga administrata e qeverise qendrore meqenese ne stilin feudal e krahinor preferohet nje administrate krejt e paafte qe bajraktaret e pushtetit te jene sa me te lirshem ne permbushjen e interesave private me mjete publike. Sikunder disa bashki qe tashme e kane nje model te tille te suksesshem mbetet qe kjo te transmetohet sa me shume ne cdo bashki te fituar rishtazi ne menyre qe sa me shume qytetare te gezojne sherbime publike te frytshme dhe nje administrate dinjitoze per detyrat e saj.
Nese PD do fitonte Tiranen
Nese do fitonte PD ne zgjedhjet vendore ne Tirane me gjase statistikisht e pamundur do te kishim nje situate shume te vecante. Duke pas parasysh premtimet elektorale do te kishim nje renie te menjehershme te te ardhurave vendore te bashkise shto ketu dhe mundesine per te nderruar ne menyre automatike administraten e saj perfshire ketu edhe ate te mbledhjes se taksave. Keshtu nga nje frenues i pameshirshem i decentralizimit fiskal Basha do te shnderrohej brenda nates ne nje promotor te ketij decentralizimi duke kerkuar me shpejtesi ato qe deri me tash nuk i eshte dhene te gjitha njesive vendore ne Shqiperi se bashku.
Me shume mundesi duke importuar modelin e administrates qendrore do te kishte nje renie radikale ne te ardhura dhe do te shihte vetem nga financat e qeverise. Dhe kjo do ish krejt e pamundur ne nje qeveri qe ka tejkaluar cdo tavan te borxhit publik dhe qe po shet cdo prone publike per te fituar sadopak para per te mbuluar shpenzimet e qeverisjes qendrore. Ne kete mes pa medyshje financat e qeverise jane te parat qe nuk e urojne fitoren e kandidatit te tyre per sa kohe qe qeveria qendrore e ka pare si avantazh ne financa faktin qe nuk ka ndare pjese te tatimeve kryesore me administratat vendore.
Ne te njejten kohe mund te themi se decentralizimi i frenuar prej vitesh i dha mundesine administrates se bashkise se Tiranes qe te vete zhvillohej ne kushtet e nje strukture jo te favorshme fiskale dhe kjo vetem do te forconte buxhetin e bashkise ne rastin kur decentralizimi do te ishte me i prekshem me me shume kompetenca per pushtetin vendor dhe me shume tatime te ndara ne mes bashkise dhe qeverise.
Vota e 8 majit jo carta bianca per PS
Por duhet mbajtur gjithnje parasysh qe vota e 2011 nuk eshte nje carta bianca per Partine Socialiste qe po rezulton fitimtare. Kjo vote eshte nje vote revolte kunder papunesise kunder varferise e kunder krizes ekonomike ku e ka futur vendin modeli Sali Berisha si ne qeverisje qendrore ashtu edhe ne ate lokale. Kjo eshte nje vote kunder tregut te lire parimisht por ne fakt te uzurpuar prej familjeve e klaneve kjo eshte nje vote kunder integrimit ekonomik qe ka shkaterruar ate pak ekonomi potenciale vendore kjo eshte nje vote kunder fokusimit total tek zhvillimi i tregtise e i sherbimeve qe ka asgjesuar prodhimin qe eshte i vetmi mjet real per te rritur mireqenien e qytetareve kunder universiteteve fiktive kur ende ska arsim fillor cilesor.
Ne fund duhet kuptuar qe edhe pse votuesit nuk e njohin teorine e ekonomise kjo eshte nje vote kunder liberalizmit e per pasoje nje vote qe pret prej fituesve nje opsion te ri. Pret nje shtet social nje shtet qe nuk heq dore nga mjetet e veta nuk i ul taksat por i shnderron ne mireqenie ato. Nje shtet aktor qe nderhyn e promovon zhvillimin jo si shifer por si akses ne pune si rritje e potencialit bleres si mireqenie e individit dhe e familjes si kujdes social shendetesor etj. Pra kjo eshte nje vote kunder ekzaltimit ekonomik te fare pak individeve nje vote qe synon balancimin ekonomik midis sociales dhe biznesit.
Kjo duhet te mbahet mire parasysh nga administratoret e rinj socialiste qe duhet te japin shembullin e mireqeverisjes duke plotesuar nevojat imediate te kesaj shoqerie te varfer e te papune qe zgjidhjen do ta gjeje tek shteti e jo tek tregu. Sepse vetem aty e kane gjetur zgjidhjen shoqerite e zhvilluara qofshin ato perendimore si Britania Franca e Gjermania qofshin lindore si Koreja e Jugut Japonia Kina Singapori etj. Ne asnjerin prej ketyre vendeve shteti nuk eshte terhequr nga ekonomia dhe nuk eshte hequr dore nga mbrojtja e tregut vendas. Ky duhet te jete opsioni politik i PS-se perkunder liberalizmit dogmatik qe ka rezultuar vetem ne varferim e ne perqendrim te pushtetit ne duar te tiraneve te rinj e te vjeter.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›