Per tre qytetet-zemra te fitores se opozites
Qytetet- zemra ne literaturen politike quhen zakonisht ato qytete ne te cilet misherohet ne nje periudhe te caktuar nje ide nje tendence apo nje histori zhvillimi me rrezatim te gjere kombetar e nderkombetar. Po guxoj ta perdor kete nocion edhe per disa qytete te Shqiperise sone te vogel. E kam fjalen per Elbasanin Durresin dhe Korcen. Keto jane tre qytete-zemra te fitores se opozites ne zgjedhjet vendore te dates 8 maj. Te merremi vesh. Harta e ketyre zgjedhjeve eshte plot me lajme dhe skupe. Kane rene dy bastione te vjetra te PD-se si Kavaja dhe Laci. Opozita e drejtuar nga Edi Rama e ka shtrire fitoren e saj ne gjithe territorin kombetar. Nderkaq fitorja e katert e shefit te opozites ne betejen e tij dytesore per Tiranen po kalon si ne mitin homerik te Shilles dhe Kariotit. Te gjitha keto ngjarje kane ngarkeses e befasise dhe emocioneve. Nga ana tjeter nuk kemi pse ta fshehim se fitoret e opozites ne Vlore Fier apo Gjirokaster megjithe vleren qe kane nuk jane diskutuar ndonjehere sic nuk eshte vene ne diskutim dominimi i demokrateve ne Shkoder. Prej vitesh enigma e zgjedhjeve fshihet ne aksin e famshem Durres-Elbasan- Korce. Kush fiton kete aks fiton Shqiperine. Kjo eshte paradigma e gjithepranuar qe ka lidhje me dy arsye. Se pari me faktin se duke mos llogaritur Tiranen si metropolin e vetem te vendit Durresi Elbasani dhe Korca jane tre prej gjashte qyteteve te medha te Shqiperise. Se dyti keto jane tre qytete ku partite fituese te zgjedhjeve vendore dhe politike jane alternuar herepashere gjate ketyre njezet vjeteve. Keto qytete nuk jane bastione te ngrira te njeres pale apo pales tjeter. Vota ne keto qytete leviz gjykon dhe vlereson pertej pozicioneve partiake apo ideologjike. shte nje vote qytetare fleksibel qe perjeton dhe shpreh ne menyre pohuese ose mohuese frymen e nje periudhe te caktuar qeverisjeje . shte fat qe demokracia ka edhe qytete te tilla. Pa ta rrotacioni do te ishte i rralle dhe jeta politike nje merzi.
Edhe per zgjedhjet e 8 majit bastet me te medha jane vene natyrshem pikerisht per Elbasanin Durresin dhe Korcen. Qeveria Berisha ka eksperimetuar e provuar ne kete aks aleanca nderhyrje manovra dhe marifete elektorale qe do te mbahen mend gjate. Per te marre Elbasanin eshte perdorur elektoralisht e famshmja rruge Tirane-Elbasan qe premtohet prej dy-tre vjetes here ne variantin e ndertimit me koncension nga drejtimi i Baldushkut here ne variantin e ndertimit me tunele me parate e buxhetit te shtetit nga drejtimi i qafe Krrabes. Berisha ska rreshtur ta premtoje kete rruge si dhurate te mrekullueshme te qeverise per qytetaret e Elbasanit. I gjendur ne kunderkohe ai inskenoi fillimin e punimeve ne nje ceremoni qesharake dhe te paimagjinueshme per nje veper te madhe qe ngjante me nje miting partiak dhe ku nuk dukej asnje makineri.Fitorja e thelle dhe pa precedent e kandidatit te opozites zotit Qazim Sejdini kunder kandidatit te qeverise Durim Hushi tregon qarte se retorika dhe perdorimi elektoral i rruges nga Berisha eshte sfiduar nga qytetaret e Elbasanit. Mjaft prej tyre me siguri nuk e kane besuar Berishen duke sjelle ndermend premtimet e tij te pambajtura ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009 per ndertimin e hidrocentralit te Banjes dhe parkut industrial. Mjaft te tjere me te informuar mund te kene dyshime dhe madje te mos jene dakord qe po merret ne kohe krize nje kredi katerqind milion euro per te hapur tunele kur ka variante te tjera me te lira e me te leverdishme qe nuk do ti beheshin barre buxhetit dhe ekonomise. Gjithsesi Elbasani nuk e ka pranuar ne formen qe i eshte ofruar dhuraten e qeverise. Kjo eshte nje shuplake ky eshte nje mesim per qeverine e sotme dhe ate qe mund te vije neser. Popullit nuk mund ti dhurohen pasurite e veta. Vetem politikanet me mendesi diktatoresh mendojne se popullit mund ti dhurohen vepra qe financohen me parate e vete popullit.
Por ne Elbasan ka deshtuar bujshem eksperimenti me i paster i aleances PD-LSI. Ne Elbasan eshte provuar se ne politike veprojne ligjesi kunderthenese. Qe do te thote se nganjehere dy parti nuk zmadhohen por zvogelohen kur mblidhen me njera tjetren. Kjo ndodh kur keto parti bashkohen vetem per interesat vetjake te krereve te tyre dhe jo per nevojat politike te vendit. Durim Hushi kandidati i kualicionit qevritar i propozuar nga LSI-ja eshte viktime e ligjesise se lartpermendur.
Natyrisht ne rrezultatin spektakolar te Elbasanit shohim reagimin e fuqishem te nje qyteti kunder qevesise dhe kryeminstrit Berisha. Por kjo fitore nuk do te ishte kjo qe eshte pa personalitetin e sprovuar te kandidatit Qazim Sejdini qe perfaqeson nje profil shume te vecante te thjeshtesise perkushtimit dhe serjozitetit qe duhet te karakterizoje nje perfaqesues te popullit ne bashki ne komune apo ne parlament. Analizat ne ditet e ardhshme do te evidentojne faktore te tjere qe kane ndikuar ne kete fitore te thelle por le te ndahemi ketu me Elbasanin dhe te shkojne ne Korce.
Atje- e kemi pare te gjithe sepse per turp e faqe te zeze shume gjera kane ndodhur ne drite te diellit- qyteti dhe bashkia e drejtuar nga zoti Niko Peleshi ka qene prej dy vjetesh ne nje trysni te pashembullt te qeverise Berisha. Berisha dhe ministri i tij i Financave zoti Bode kishin planifikuar ta merrnin patjeter kete bashki. Zoti Bode dhe qeveria e futbollit e zotit Duka shkaterruan kampionatin kombetar per te nxjerre kampion per vota skuadren e Skenderbeut te Korces. Ka patur e ka trukime ndeshjesh per motive te ndryshme por kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi dhe ne Korce nuk besoj se ka precedent ne gjithe historine e futbollit. Kerkund nuk eshte pare nje minister finance si zoti Bode qe te afishohet dhe luaje kaq rende me sportin per te nxjerre perfitime politke. Pasojat jane ne tapet dhe kushedi si dhe kur do te riparohen. Ne gjithe kete histori te shemtuar korcaret qe rivotuan bindshem Niko Peleshin kete burre te sakte ne te folur dhe patjeter edhe ne punen qe ben i dhane qeverise nje shuplake dhe nje mesim te madh. I thane e duam sportin e duam Skenderbeun e duam te behet kammpion ne fushen e lojes se ndershme por ne nuk jemi indiane qe genjehemi me pasqyra.
E leme Korcen dhe kthehemi ne Durres ku kandidati i opozites Vangjush Dako po con perpara fitoren e tij kunder kandidatit te koalicionit qeveritar. Ferdinand Xhaferri. Shume vete e mendonin utopi kete fitore kur nisi fushata. Partia Demokratike eshte shume e forte ne Durres Ferdinand Xhaferri eshte i rregjur ne keto pune. Ka me vete edhe LSI-ne. Kurse Vangjushi spara merr vesh nga partia.... Keto gjera thuheshin duke i qare hallin per humbjen e pritshme. Por ka ndodhur nje gje e rralle ne Durres me sakte po ndodh sepse numerimi nuk ka mbaruar akoma. A ta themi Apo te presim perfundimin e numerimit dhe shpalljen zyrtare te fitores se Vangjush Dakos Le te respektojme numerimin. Le te presim per te folur pasketaj per sfiden qe i ka bere qytetaria partishmerise.