E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Abazit autori u shpeton kamerave

Kamerat e sigurise te disa bizneseve privat qe kane regjistruar rastesisht vrasjen e Perjet Abazit vellait te deputetit socialist Sadri Abazi nuk arrijne te ndihmojne hetuesit ne zbardhjen e vrasjes se ndodhur ne nje kazino ne qytetin e Lacit pak dite me pare. Fakti konfirmohet per Shekulli-n nga burime te Policise se Shtetit si dhe te Insitutit te Policise Shkencore te cilet kane konkluduar se pamjet e kamerave te sigurise te disa bizneseve qe kishin te tilla te marra nga policia pas krimit kane qene te errata e te turbullta. Sipas tyre pamjet e marra nga kamerat e sigurise nuk kane zbardhur ndonje element me teper per hetuesit nga sa kishin mesuar nga deshmite e disa personave te pyetur nga policia pas krimit. Burimet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes thane dje ne mesdite se pamjet ishin derguar ne Institutin e Policise Shkencore per ekzaminim dhe per te konkluduar nese personi qe dukej duke qelluar mbi Abazin mund te identifikohej apo jo. Nderkaq veprimet e kryera me vone nga ekspertet kriminaliste si dhe nga vezhgimi i pamjeve me mjetet e tyre laboratorike kane dhene nje pershkrim te personit ngjyren e veshjeve qe mban dhe gjatesine e perafert por jo me teper. Ka qene nate dhe pamjet nuk jane teper te qarta si per shkak te erresires se ambientet ku ka ndodhur ngjarja po ashtu edhe per shkak shpejtesise me te cilen eshte larguar autori. Perjet Abazi 43 vjec vellai i deputetit te Partise Socialiste Sadri Abazi u vra me 2 maj ne qytetin e Lacit pasi doli nga nje kazino. Ai u qellua nga nje person i maskuar me shall dhe me maske ne momentin qe po merrte veturen e tij te markes Mercedez- Benz me targa TR 7750 N. Sipas burimeve te policise viktima ne momentin e ngjarjes dhe gjate gjithe kohes qe kishte luajtur ne kazino ishte shoqeruar nga nje mik i tij nga Korca.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›