E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votëbesimi i qeverisë greke, fillon sot debati në Parlament

Sot fillon në Parlamentin grek debati parlamentar për deklaratat programatike të qeverisë së re. 

Ai do të hapet me deklaratat e Kryeministrit, Antonis Samaras, për të përfunduar në mesnatën e së dielën me një një votim të hapur për besimin në qeverinë e koalicionit. 

Nga podiumi i Parlamentit, kryeministri Samaras do të japë një mesazh për të nxitur rregullimin fiskal, përshpejtimin e ndryshimeve strukturore dhe zhvillimin e objektivave të qeverisë, siç është rënë dakord në konsultimet e ND me partnerët. 

Të hënën ministri i Financave, Stournaras do të informojë homologët e tij në Eurogrup për programin e qeverisë. "Në Eurogroup, nuk do ta keni të lehtë", mësohet t’i ketë thënë ministrit dje një nga anëtarët e Trojkës, ndërsa zoti Stournaras u përgjigj se e di me çfarë do të përballet. 

Duke folur për "Financial Times", z Stournaras pranoi se programi për të cilin është rënë dakort me huadhënësit, ka objektiva të qarta dhe qeveria greke nuk mund të kërkojë ndonjë formë rinegociimi, para se të kthehet në rrugën e duhur. Ai vuri në dukje, se qeveria greke e koalicionit duhet të përshpejtojë reformat, përpara se të kërkojë ndryshime në programin e konsolidimit fiskal prej 174 miliardë euro, për të cilin u ra dakord në shkurt me BE-në dhe FMN. "Qëllimet e programit janë të qarta dhe ne nuk mund t’iu kërkojmë asgjë të kreditorëve tanë, para se të hyjmë në rrugë të mbarë", vërejti Stournaras duke theksuar se “ka dritë në fund të tunelit, por tuneli është i gjatë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›