E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimi për Berishën, djali i kryeministrit padit “Zërin” kërkon 100 mijë €

PRISHTINË- Artikulli me titull “Sali Berisha me ‘mafinë’ serbe kundër Kosovës” që gazeta Zëri” në Kosovë publikoi më datë 16 prill të këtij viti, ka bërë që djali i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nëpërmjet avokatëve të tij, të depozitojë në Gjykatën Komunale në Prishtinë një padi kundër gazetës kosovare, raporton vetë "Zëri". 

Nëpërmjet avokatëve të tij, Shkëlzen Berisha përveç kompensimit financiar, prej 100 mijë euro për shpifje dhe shkaktim dëmi moral për klientin e tyre, kërkon edhe heqjen e artikullit nga faqja në internet e gazetës “Zëri”.

Më datë 16 prill të këtij viti, gazeta “Zëri” në Kosovë publikoi një artikull me titull “Sali Berisha me ‘mafinë’ serbe kundër Kosovës” ku flitej për një takim të djalit të kryeministri shqiptar me biznesmenin serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›