Votimet e 14 Majit, takim me komunitetin rom në Gjirokastër

VOTOTËDËGJOHESH, është ky slogani i zgjedhur për t’i bërë thirrje banorëve të komunitetit rom në Gjirokastër, njofton KQZ në rrjetet sociale.
Takimi në kuadër të projektit të nisur mes KQZ dhe Ambasadës Britanike në Tiranë, u zhvillua në lagjen Zinxhira të Gjirokastrës.
Takimi synoi informimin, sensibilizimin dhe edukimin e komunitetit rom për zgjedhjet vendore.
Vota është vetijake, e barabartë dhe e lirë ndaj KQZ theksoi se vullneti i zgjedhësve, veçmas edhe komuniteti rom shprehet vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhje.
/ rtsh.al /