Votimet në Qarqe, Rama: Saliu e Meta të tërhiqen!

Ai i ka kërkuar kryeministrit Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, të tërhiqen nga vendimet antikushtetuese.
“Përsëris apelin tim për Saliun e për Ilir Metën: Tërhiquni nga veprimet antikushtetuese e antiligjore në këto dy qarqe. Përsëris po ashtu apelin tonë për trojkën e ambasadorëve që kanë bërë shumë për të ndihmuar normalizimin e procesit dhe s’mund të mos bëjnë atë që lypset, për të mos lejuar një tjetër grabitje zgjedhjesh mu nën hundën e komunitetit ndërkombëtar. Kjo do të ishte një tjetër goditje e rëndë për kushtetutshmërinë e rendin ligjor në këtë vend dhe pa asnjë dyshim, një shtysë e re për t’u tërhequr nga rruga e përpjekjeve tona për konsensuse me një pushtet që me kartonët bën ligje dhe me dhunë e korrupsion i bën ligjet karton”, thekson Rama.
Më tej, Rama rikonfirmon vullnetin për të respektuar “çdo germë të marrëveshjes për tre çështjet e dakordësuara me palën tjetër, por rinënvizoj shqetësimin se asnjë hap s’do mund të bëhet më tutje për ligjet me 3/5-at nëse ligji do vazhdojë të shkelet në mënyrë flagrante për të grabitur ditën për diell mandatet tona për qarqet Fier e Gjirokastër”. /S.Ll/Start/
2011-11-17 13:47