E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi propozon Leskajn për kryetar të KLSH-së

Bujar Leskaj

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka propozuar Bujar Leskajn për Kryetar të Këshillit të Lartë. Ky propozim i Topi vjen pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut nga mazhoranca në Kuvend.

PD e rrëzoi kandidaturën me pretendimin se Presidenti nuk është konsultuar me mazhorancën për një propozim të tillë.

Leskaj ashtu si Shehu ka qenë ish-deputet i Partisë Demokratike. Ai ishte deputet gjatë legjislaturës së XVII-të (2005-2009) dhe gjatë periudhës shtator 2005 – mars 2007 ka mbajtur pozicionin e Ministrit të Kulturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›