E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi, PD kërkoi prezencën e opozitës

Qëndrimi

Partia Demokratike kërkon pjesëmarrjen e opozitës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe në seancën e parlamentare, ku do të vendoset për emërimin e 10 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Ndonëse miratimi i këtyre kandidaturave që po përzgjidhen nga Presidenti Bamir Topi kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash, burime pranë PD-së bëjnë të ditur se është e preferueshme që opozita të jetë pjesë e këtij procesi. Dy ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, deklaroi se pjesëmarrja apo jo e opozitës në procesin e përzgjedhjes tregon sesa realisht është e interesuar ajo për këta gjyqtarë, mandati i të cilëve parashikohet në ligj të jetë 9 vjet. Po kështu, mazhoranca në mënyrë të qartë është shprehur se ajo nuk do të pranojë që të përzgjidhen gjyqtarë të këtyre institucioneve të rëndësishme, njerëz të cilët janë politikë dhe kanë qenë pjesë në dhënien e gjykimit për çështje politike gjatë regjimit të diktaturës komuniste.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›