Liht: Dialogu me Prishtinën pas vendimit të GJND
BEOGRAD- Serbia pranon se dialogu me Kosoven është i nevojshëm por nuk do të zhvillohet përpara vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Nuk do të ketë bisedime mes Prishtinës e Beogradit përpara vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, deklaroi kryetarja e Këshillit të Politikave në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, citon europa e lirë.
Sonja Liht theksoi se “është e qartë se bisedimet janë të nevojshme” dhe "shpresoj të ketë një lloj dialogu" pas vendimit të GJND-së.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se pjesëmarrja e Serbisë në takimin e Sarajevës është një lloj njohjeje e Kosovës, Liht tha se “përfaqësuesit e Kosovës do të shoqërohen nga ata të UNMIK-ut dhe pjesëmarrësit në konferencë nuk do të paraqiten me emrat e shteteve”.
Liht shtoi se “as Bashkimi Evropian, as lojtarët e tjerë të rëndësishëm nuk duan që Kosova të mbetet përjetësisht një konflikt i ngrirë”.
(s.g/BalkanWeb)