Hyseni: Prishtina e Beogradi le të bisedojnë, por jo statusin
PRISHTINE-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni kërkon që Serbia të jetë më fleksibël në marrëdhëniet me Kosovën. Sipas tij, Konferenca e Sarajevës mund të jetë një rast i mirë që Serbia të demonstrojë qëndrim më të avancuar. “Megjithë gatishmërinë e Prishtinës zyrtare dhe faktorit ndërkombëtar për nisjen e një raundi të ri bisedimesh teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kjo ka pak gjasa të ndodhë shpejt”, thotë ministri Hyseni në një intervistë për "Dojçe velen”. Kjo për faktin që sipas tij, Serbia akoma nuk ka një platformë të qartë rreth këtyre bisedave. Prishtina zyrtare tashmë e ka bërë të qartë platformën e saj, se ajo është e gatshme që tashmë që të ulet në një tavolinë me përfaqësuesit e Beogradit, mirëpo, pa u prekur çështja e statusit të Kosovës. "Forma e bisedimeve mund të gjendet nëse Serbia pajtohet që me Kosovën të bisedojë si me një vend fqinj, si me një realitet të ri, por pa prekur çështje politike ndërshtetërore, siç janë marrëdhëniet diplomatike dhe njohja reciproke", thotë Hyseni, duke shtuar se Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe prandaj dëshiron që të bisedojë për çështje të interesit të përbashkët. Sipas vlerësimeve të Hysenit, Kosova dhe Serbia do të jetojnë si vende fqinje përjetësisht. Prandaj, thotë ai, gjithmonë do të ketë çështje që kërkojnë biseda, kërkojnë sqarime.
Duke folur gjatë intervistës, Hyseni u përqëndrua dhe në konferencën e Sarajevës që do të mbahet në fillim të qeshorit, Hyseni se ky takim mund të jetë një rast i mirë që Serbia të demonstrojë një qëndrim më të avancuar ndaj Kosovës dhe rajonit, por edhe Bashkimit Evropian. "Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdimisht kërkojnë dhe vajtojnë qysh Bashkimi Evropian nuk po ju ofron liberalizim vizash, e në anën tjetër vetë vendet e Ballkanit kanë vendosur regjime strikte për viza, atëherë këtu ka një absurditet, ka një paradoks dhe ka një papajtueshëmri parimesh në fund të fundit", thotë Hyseni.
(d.b/BalkanWeb)