Subashi: Ristani po shkel ligjin, duhet dhe firma ime
Numri dy i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Deshira Subashi deklaron se urdhri i Ristanit per djegien e fleteve te votimit eshte i pavlefshem, pasi nuk ka firmen e saj si nenkryetare, kjo e percaktuar ne Kod. Njeheresh ajo tha se anetaret e Komisionit, nuk jane njohur me urdhrin e kryetarit, Arben Ristani per perberjen e komisionit qe do te eliminoje fletet e votimit. Ajo shton se duke u bazuar ne piken 20 te Kodit Zgjedhor, procesi i ngritjes se komisionit quhet i pavlefshem nese firma e saj do te mungoje. "Une nuk jam ne dijeni realisht te nje urdhri, nese kryetari e ka bere kete urdher. Por besoj nuk e ka bere, sepse urdhri, domosdoshmerish duke iu referuar Kodit Zgjedhor kerkon edhe konfirmimin e nenkryetarit te KQZ-se. Pra kerkon firmen time. Perndryshe, thote Kodi, ky urdher eshte i pavlefshem. Une nuk di nese do te filloje ky operacion neser apo nuk do te filloje",-tha dje Subashi. Duke paralajmeruar se nje proces i tille eshte i paligjshem. Por qe nenkryetarja e KQZ e cileson dhe vendimin e marre per djegien e fleteve te votimit si te jashteligjshem. Ajo shprehet se vendimi i ketij institucioni per hapjen e kutive te votimit eshte marre ne baze te nje projekt vendimi te ndryshuar. Deshira Subashi u shpreh se KQZ-ja ka miratuar nje akt ndryshe nga ai i shtatorit te vitit te kaluar per hapjen e materialeve zgjedhore dhe djegien e fleteve te kutive te votimit. "Ka disa elemente teknik, te cilet jane shmangur ne vendimmarrjen e KQZ-se dhe do ta filloj me nje dispozite te ketij udhezimi, pikerisht me nenin 5, i cili thote se perberja e komisionit per hapjen e kutive te votimit eshte, duke thene ne menyre specifike, administraten e KQZ-se dhe funksionet e administrates se KQZ-se, te cilet kryejne kete operacion pune",- tha Subashi ne nje interviste televizive. Ajo shton se vendimi i KQZ-se per kete ceshtje nuk eshte bazuar ne dispoziten ne fjale. "Po ta shikoni kete dispozite, veme re se nuk eshte marre parasysh. Po cfare ka bere? I ka dhene kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te drejten qe ta ngreje ai kete komision", thote Subashi duke dale kunder vendimit qe kane marre nje jave me pare koleget e saj. Ajo shton se eshte shkelur dhe neni qe percakton proceduren qe do te ndiqet me listat e votuesve. "Se dyti eshte neni 6 i saj, i cili percakton se cfare do te ndodhe me materialet zgjedhore dhe ky udhezim percakton se lista e votuesve shkon ne Arkivin e Shtetit. Po te shikoni vendimin e KQZ-se per kete proces pune, nuk do ta gjeni kete percaktim dhe sa kohe qe vendimi i KQZ-se nuk e zgjidh, do t'i mbetet rastesise ku do te shkoje kjo liste", u shpreh dje Subashi. Fjala eshte per nje udhezim te vitit 2006, i cili me gjithe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, asnjehere nuk ka pesuar ndryshime, madje dhe ne zgjedhjet vendore te 2007 me kete udhezim eshte operuar. Qamil Xhani
Referenca
Subashi: Shihni nenin 20 te Kodit Zgjedhor
Kompetencat e kryetarit dhe zevendeskryetarit te KQZ-se
1. Kryetari i KQZ-se ka keto kompetenca:
a) drejton mbledhjet e KQZ-se dhe perfaqeson KQZ-ne ne marredhenie me institucionet e tjera;
b) kryen funksionet e drejtuesit administrativ te institucionit. Ne zbatim te kompetencave, sipas kesaj shkronje, Kryetari i KQZ-se nxjerr urdhra te brendshem vetem ne baze dhe per zbatim te vendimeve te KQZ-se.
2. Zevendeskryetari i KQZ-se kryen detyrat e kryetarit ne mungese te tij.
3. Kryetari i ushtron kompetencat ne baze te shkronjes "a" te pikes 1 te ketij neni se bashku me zevendeskryetarin. Te gjitha aktet e nxjerra ne baze te shkronjes "b" te pikes 1 te ketij neni, nenshkruhen edhe nga zevendeskryetari, perndryshe jane te pavlefshme. Bejne perjashtim rastet kur kryetari ose zevendeskryetari nuk ushtrojne funksionet per arsye objektive.