E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerohet rrjedhja ne PS, 2 emra te njohur ikin te LSI Rozeta Rapushi

Vazhdojne "rrjedhjet" e Partise Socialiste drejt Partise Levizja Socialiste per Integrim. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, prezantoi dje publikisht dy figura shume te njohura brenda PS-se, tashme pjese te LSI-se, ish-deputetin Durim Hushi dhe juristin e njohur, Ylli Manjanin. "Shpreh kenaqesine qe jam sot me dy kolege te njohur dhe te nderuar te jetes politike dhe publike ne vend dhe t'u uroj atyre njekohesisht mireseardhjen ne LSI. Pra, me zotin, Durim Hushi nje politikan i njohur dhe deputet i njohur ne disa legjislatura dhe zotin Ylli Manjani politikan i njohur dhe ekspert i njohur i ceshtjeve ligjore", prezantoi dje Meta. Ai shprehu besimin se kapacitetet qe ata perfaqesojne, eksperienca e tyre, pervoja pozitive qe kane pasur gjate kesaj periudhe te angazhimit politik dhe publik jo vetem qe jane te mirepritura ne LSI, por dhe bindjen se do te kontribuojne ne realizmin e objektivave tona te perbashketa, ne emer te nje politike me konstruktive ne Shqiperi, ne emer te shtimit te energjive me pozitive ne te mire te stabilitetit te vendit, ne te mire te pershpejtimit te proceseve integruese te vendit."I siguroj qe ne LSI do te gjejne te gjitha hapesirat qe ata te shpalosin personalitetin e tyre dhe njekohesisht te shprehem vertet i bindur, qe keto jane kontribute te shtuara pasi jane me shume pervoje dhe integritet te konfirmuar", theksoi kreu i LSI-se, njeheresh zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise. Nga ana tjeter, duke u ndalur edhe tek vendimi i KQZ-se per djegien e fleteve te votimit dhe kerkesen e vazhdueshme te PS-se per hetimin parlamentar, Meta tha se opozita i ka pasur te gjitha mundesite per te realizuar hetimin parlamentar. "Lidhur me djegien e fleteve te votimit, ky eshte nje vendim qe i takon KQZ dhe une nuk deshiroj te beje komente mbi kete vendim. Por mund t'ju them qe vete LSI eshte terhequr prej gati dy muajsh nga hetimi i fleteve te votimit. Nuk do te ishte normal nje veprim i tille, nese PS prej kohesh, gje qe eshte kerkuar jo vetem nga mazhoranca, por edhe nga faktori nderkombetar, do te kishte kerkuar ne Gjykaten Kushtetuese interpretimin mbi mundesine e hetimit apo te rinumerimit te fleteve te votimit",-theksoi Meta. Sipas tij, "per sa kohe qe prej nje viti e gjysme nuk u shpreh asnje interes mbi kete drejtim dhe perderisa u pranua publikisht vetem dy muaj me pare, qe nuk kishte me interes per te rinumeruar fletet e votimit, aq me teper nuk kishin kerkuar asnjehere rinumerim te fleteve te votimit, kjo eshte nje ceshtje qe i takon ne menyre ekskluzive KQZ-se". Ndersa per ceshtjen e mosmarrjes se statusit te vendit kandidat, Meta tha se pergjegjesite per nivelin apo standardet e demokracise nuk i ka vetem mazhoranca, i ka dhe opozita. Madje opozita ka me shume pergjegjesi, pasi eshte ne interesin e saj te punoje per demokratizimin e metejshem te jetes politike parlamentare dhe te institucioneve ne vend.

Durim Hushi: "LSI, partia qe prezanton reforma integruese"
I sapo ardhur ne LSI, ish-deputeti socialist, Durim Hushi, shprehu vleresimin qe LSI dhe kreu i saj Ilir Meta, i krijon perseri mundesi te hyje te kontribuoje ne jeten politike te vendit. Duke theksuar faktin se ka nje eksperience te gjate ne politike, qe ne momentin kur u themelua e majta shqiptare dhe ne keto dy vjet pasiviteti eshte perpjekur te kuptoje se cfare po ndodh ne politiken shqiptare, Hushi tha se eshte tashme pjese e LSI sepse eshte nje force politike qe prezanton vetem dije, lidhur me objektivat qe ka Shqiperia. "Une mendoj, se LSI eshte jo vetem nje parti e cila prezanton reforma, por e cila eshte koherente me te gjitha veprimet e saj, perderisa ka marre persiper garancine e stabilitetit politik te Shqiperise. Kam kenaqesine e madhe qe sot gjej mjaft nga personalitet me te cilet kam bashkepunuar ngushte, ata qe kane bere perpjekje serioze per modernizimin e se majtes shqiptare, e cila kishte nevoje per t'u paraqitur para partnereve nderkombetare te se majtes si nje force e cila modernizonte te majten dhe bindte ata, qe ne nuk ishim thjesht pasardhes te ish partise komuniste",-theksoi Hushi.

Ylli Manjani: "Iu bashkova projektit te integrimit ne BE"
Nje prej zerave te njohur kunder brenda PS-se, tashme jo pjese e kesaj partie, Ylli Manjani, tha dje se behet pjese e LSI, sepse beson se per shumicen e shqiptareve eshte projekti per integrimin e Shqiperise ne Evrope. "Permbi kete nuk ka asgje. Nuk ka interes as te vogel dhe as te madh, se sa integrimi evropian i Shqiperise. Kam vendosur me koshience maksimale qe t'i bashkohem ketij projekti, duke gjetur nje mikpritje shume te ngrohte politike e njerezore dhe per kete jam sot ketu, per te falenderuar perzemersisht LSI-ne dhe zotin Meta ne menyre te vecante, sepse me gjithe mend na krijon mundesi qe t'i bashkojme keto kontribute modeste, qe kemi shprese t'i permiresojme ne te ardhmen per te integruar dhe per te bere sa me shpejt te mundur integrimin e Shqiperise ne Evrope", vleresoi Manjani. Ai tha se integrimi fillon nga stabiliteti politik i vendit, per te cilin LSI duhet te kontribuoje, per alternativat si parti. "Une jam i gatshem ta bej kete gje, do ta bej me shume kenaqesi ne perberje te nje grupi shume modern juristesh, djemsh dhe vajzash, edhe te vjeter, por te rinj ne mentalitet, te cilet i kam gjetur ne LSI",-tha Manjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›