Ruçi: Kryeministri na kërcënoi, PS nuk do ta njohë Cefën

Akuzave të kryeparlamentares Topalli për ushtrim dhune nga deputetët e opozitës dhe rrëmbim të fletëve të votimit nga kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci gjatë seancës së sotme plenare, iu është përgjigjur menjëherë ky i fundit. Në një dalje të tij për mediat ai theksoi se të dy palët, mazhorancë dhe opozitë ishin dakortësuar për kohën dhe mënyrën e votimit për anëtarin e ri të KLD-së. Por sipas Rucit në momentin e fundit mazhoranca kërkoi që fletët e votimit do të përmbanin krahas vulës edhe firmën nga përfaqësuesit e grupeve, pretendim që është pranuar nga përfaqësuesi i opozitës. Por cështja nuk është mbyllur me kaq, pasi mazhoranca ka kërkuar firmosjen e fletës në momentin që secili prej deputetëve tërheq fletën, fakt ky që është kundërshtuar nga opozita, pasi sipas Rucit kjo cënon fshehtësinë e botës dhe e bën atë lehtësisht të identifikueshme fletën.
“Sot parlamenti do votonte për anëtarin e ri të KLD-së.Përfaqësuesja e mazhorancës kërkoi një komunikim mes kryetarëve të grupeve për orën dhe mënyrën e votimit, ramë dakort që votimi ishte vetëm një me fletë dhe me kuti. Këtë dakortësi Topalli ia bëri të njohur seancës së parlamentit, e cila e pranoi atë dhe vendosi në sallë kabinat e fshehtësisë. Këtu filloi sherri, mazhoranca kërkoi që përvec vulës të ketë dhe firmat e e kryeatrëve të grupit, por kjo në momentin që deputeti do të tërhiqte fletën, kjo bllokoi votimin në sallë. Përfaqësuesi jonë nuk e pranoi sepse identifikohej fleta dhe personi. Pas bllokimit kërkova një takim me Patosin për ta informuar mbi situatën , ku mësova se edhe ai ishte dakort me qëndrimin e opozitës” tha ai.
Më tej Ruçi tha se një qëndrim politik, do të bëhet i ditur më vonë, por theksoi se “çdo produkt parlamentar që del nga një proces jodemokratik, kuptohet se nuk është demokratik. Pra po ju them paraprakisht se s`ka se si të njihet”
Ruçi konfirmoi po ashtu edhe kërcënimet që kryeministri Berisha i ka barë atij dhe grupit parlamentar të PS-së, duke cituar; “Ti, ju e keni provuar me 21 janar.”