E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ nderpret energjine per ujesjellesit

CEZ shpërndarje ndërpret energjinë elektrike për ujësjellësit e Durrësit, Elbasanit, Sarandës e Laçit dhe është duke kryer stakime graduale edhe për zona të tjera. Sipas informacioneve paraprake, nga stakimet e nënstacionit të Fushë Kuqes, janë pa energji Kruja, Fushëkruja dhe qyteti i Durrësit. Po ashtu, është plotësisht pa furnzimin me ujë, për shkak të ndërprerjes së energjisë, qyteti I Elbasanit. Dejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Adriatik Zhidro ka deklaruar se vendimi është i padrejtë. Sipas tij, energjia nuk është paguar, pasi faturat e marra nga CEZ janë abuzive.  Po ashtu, edhe prefekti I Durrësi, Genci Alizoti është shprehur se,  pagesa për borxhi është negociuar dhe sit ë tilla ndërprerjet janë të padrejta. 

Gjithashtu, Enti Rregullator i Energjisë ka deklaruar përr mediat se në kushte të tilla ujësjellësit duhet të paguajnë borxhet që kanë ndaj CEZ, për t’iu rilidhur sërish energjinë. Përfaqësuesit e kompanisë CEZ njoftuan që më parë se këto ndërprerje do të bëhën ditën e sotme, pasi ujësjellësit kanë një borxh prej 5.4 miliardë lekësh, ose 38 milion euro. Sipas CEZ-it, ujësjellësit janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa here por pa u shlyer. Kompania ceke njoftoi qytetarët, që  të përgatitet për ditët ne vazhdim, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion si dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizimin me ujë të konsumatorëve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›