E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Merkel pranon kandidatin opozitar për President

BERLIN - Joachim Gauck, ish-aktivist i të drejtave të njeriut në Gjermaninë lindore do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Gjermanisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, kjo është konfirmuar nga vetë kancelarja Angela Merkel, e cila i ka dhënë OK kandidatit të opozitës për president.

Gauck ka marrë edhe mbështetjen e aleatëve liberalë të koalicionit qeverisës, por edhe të opozitës socialdemokratike.

Të premten ish-presidenti Christian Wulff dha dorëheqjen pas një kërkese të prokurorisë së Hanoverit, për t’i hequr imunitetin në mënyrë që të hetonte lidhur me dyshimet për korrupsion.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›