Berisha mbledh Shtabin e Emergjencave në Dibër: Të gjitha institucionet në gatishmëri për të përballuar situatën

Kryeministri vlerëson punën e institucioneve në menaxhimin efikas të emergjencës natyrore
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Prefekturën e Dibrës. Kreu i qeverisë ka deklaruar gjatë kësaj mbledhjeje se synimi kryesor i operacioneve të ndërmarra ka qenë mbrojtja e jetëve njerëzore. Kryeministri garantoi se të gjitha institucionet shtetërore dhe Shtabi i Emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të kapërcyer këtë gjendje të vështirë. Zoti Berisha theksoi se qeveria është e përgatitur për për përballuar këtë situatë të vështirë, të krijuar nga rreshjet e mëdha të dëborës. Ai ka shtuar se situata është tërësisht nën kontroll. Kryeministri Berisha ka vlerësuar punën e bërë nga institucionet. Kryeministri evidentoi përkushtimin e mjekëve për tu ardhur në ndihmë të gjithë të sëmurëve. Gjatë kësaj mbledhjeje, kreu i qeverisë deklaroi se gjatë po punohet pa ndërprerje për të hapur të gjitha rrugët, në zonat e bllokuara nga dëbora.
...