E Shtunë, 31 Tetor 2026

"E keqja e shqiptareve, vonesa"

Denisa Xhoga

Prej gati 8 vitesh doktor Misha, Mikhail Pojaritski, apo doktor "Lazeri" sikunder e therrasin me te qeshur, vjen ne Tirane dy here ne muaj per te vizituar pacientet e tij. Ata jane nga e gjithe Shqiperia. Doktor Misha prej 25 vitesh punon si kirurg oculist dhe eshte i specializuar ne nderhyrjet me lazer. Ai operon demtimet e shkaktuara nga katarakti, glaucoma, diabeti. Ai kryen nderhyrje me lazer per te hequr syzet, si ne rastet e hipermetropise dhe miopise. Misha punon si pedagog ne Universitetin e Rusise, ka klinike ne Milano, ne Bari si dhe eshte mjeku titullar i nje klinike ne Napoli. Per nje kohe te gjate ai ka punuar me doktor Fjodorovin ne Rusi, i cili ka shpikur dhe lazerin. Koha e tij eshte e programuar, qe nje vit me pare. Me avion sa ne Rusi, sa ne Itali, ai vjen dy here ne muaj dhe ne Shqiperi. Per te qene i suksesshem sipas tij, jo vetem duhet te jesh mjek i mire, por mbi te gjitha duhet te kesh aparatura moderne.

Cila eshte pika kyce e suksesit te nderhyrjeve qe ju kryeni?

Teknologjia eshte shume e rendesishme, pasi shkenca ecen shume shpejt dhe po te mos e ndjekim ate humbasim besueshmerine. Eksperienca e nje mjeku ka shume te beje, por duhen dhe instrumentet per te arritur qellimin.

Ne kompjuterin tuaj numerohen mbi 15 mije nderhyrje, te kryera gjate 25 viteve pune. Mund te cilesoni ndonjeren si me te veshtiren?

Nuk mund te vecoj asnje, rastet kane qene nga me te ndryshmet. Kur kemi punuar me doktor Fjodorovin, dhe une kam qene shefi i nje reparti, ne kryenim nga 100 deri 140 nderhyrje ne dite. Ne punonim ne grup, dhe cdo mjek kryente punen e tij te vogel, 2 deri 3 minuta. Kjo shkolle me ka bere qe te punoj shpejt, por pa u nxituar. Eshte e veshtire qe nje pacient me katarakt, te rrije me teper se 20 minuta. Ne kryejme nderhyrje dhe trajtime me lazer, te fjales se fundit te shkences. Nderhyrja zgjat vetem 26 sekonda. Kjo eshte e mrekullueshme.

Si jeni njohur me Shqiperine?

Une kam pasur kenaqesine te bashkepunoj me ambasaden amerikane, ne nje projekt "Minat Antinjeri" gjate luftes se Kosoves. Kam ndihmuar gratis, shume njerez te demtuar gjate shperthimeve te minave ne kufirin Kosove-Shqiperi. Kam operuar falas shume femije. Jam i kenaqur qe ndihma ime eshte vleresuar.

A keni pasur operacione te veshtira ne Shqiperi?

Ne Shqiperi kam pasur raste shume te veshtira, pasi pacientet shqiptare kane nje zakon shume te keq. Ata vijne shume vone. E mira eshte qe kurimi te nise ne fazen fillestare. Megjithate pacientet shqiptare jane shume simpatike dhe une kam bere shume miq ne Shqiperi. Kam operuar personazhe te njohur ne boten shqiptare, si Besa Imami, Hamit Beqja, Don Simon Jubani, perkthyesi i pare i bibles, shume mjek dhe te afermit e tyre, si dhe bashkeshorten e okulistit te njohur Ylli Shtylla.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›