E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mjeket shqiptare, te afte per nje kapercim cilesor"

INTERVISTA/ Dr. Vincenco Pomo, pergjegjesi italian i projektit INTERREG 3, ne kuader te te cilit u realizua keto dite transplanti i pare ne sektorin publik te shendetesise, flet mbi pervojen e fituar me koleget shqiptare

Mjeku italian Vincenco Pomo, i cili asistoi para pak ditesh ne transplantin e pare te veshkes ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, thote se "mjeket shqiptare verifikuan konkretisht se i kane mundesite per te bere nje kapercim cilesor".

Pergjegjes i projektit INTERREG 3 mes Shqiperise dhe Italise, ne kuader te te cilit realizohet dhe transplanti falas per pacientet e semure nga veshkat ne vendin tone, ai thote se ne QSUT ka pare nje salle operacioni ne kushte optimale, me infermiere te shkelqyer, me ndihmes te shkelqyer. "Dua te them "ju lumte" qe te gjitheve", pohoi nder te tjera dr Pomo, ne nje interviste per ATSH-ne.

Ku konsiston ky bashkepunim italo-shqiptar ne fushen e shendetesise?

Ky projekt perfshin ne gamen e vet disa aktivitete, ate te parandalimit te tumoreve te sferes gjenitale femerore, organizimit te nje observatori epidemiologjik, si dhe nisjes se nje projekti per transplantimin e organeve nga dhurues te gjalle ne Shqiperi. Ketij te fundit po i festojme sot suksesin, sepse ka qene, sic e thashe me pare, nje sukses si nga pikepamja e bashkepunimit mes mjekeve italiane e shqiptare, nje sukses organizimi, sepse pas nje tranplanti qendron nje aktivitet klinik dhe nje organizim shume i madh e kompleks. Ne kuadrin e projekti Interreg kemi pajisur me aparatura laboratorin e ekzaminimit te indeve, cka eshte nje aktivitet qe mundeson kryerjen e transplanteve, eshte nje aktivitet i fshehte, qe nuk duket, por eshte themelor per kryerjen e nje transplanti. Po ashtu kemi realizuar specializimin e mjekeve. Mjeket shqiptare kane ardhur ne Itali dhe kane frekuentuar klinikat tona, institutet tona ku transplantet kryhen prej disa vitesh. Ne Pulia Njesia e Transplantologjise Puljeze festoi pak jave me pare transplantin e 1000-te, duke qene keshtu nje prej njesive me te njohura, me me ekspertize nder njesite transplantologjike ne Itali, me rezultate te nivelit evropian. Ne e kemi thelluar kete bashkepunim me mjeket shqiptare, te cilet, duhet ta them, kane demonstruar entuziazem te madh e kompetence te larte. Mundem te shihnim se mjeket shqiptare jane shume te pergatitur, ndaj ishte shume e thjeshte si per ta, ashtu edhe per ne te arrinim nje nivel optimal te pergatitjes klinike. Ne te njejten kohe duhet te them se ishte themelore bashkepunimi me Ministrine e Shendetesise, me doktor Bardhi Spahine, drejtorin e pergjithshem, i cili bashke me mua ka kontrolluar dhe ka shoqeruar cdo hap te ketij projekti. Dhe suksesi i sotem eshte suksesi i shume njerezve; i atyre qe jane kujdesur per organizimin, i atyre qe kane realizuar transferimin e pajisjeve ne Shqiperi, atyre qe kane krijuar grupin e punes, atyre qe sot kane realizuar transplantin - dhe ketu nuk flas vetem per kirurget. Sot kam pare nje salle operacioni ne kushte optimale, me infermiere te shkelqyer, me ndihmes te shkelqyer. Dua te them "ju lumte" qe te gjitheve.

Ky bashkepunim qe prej tre vitesh sot kulmoi me transplantin e pare. C'do te thote kjo per te ardhmen ne kete fushe?

Per te ardhmen nenkupton transplantin e veshkave, transplantin ne pergjithesi dhe ate te veshkave ne vecanti, pasi ajo qe ju bete sot nenkupton nje ndryshim mentaliteti. Nenkupton qe mjeket dhe sistemi shendetesor sot verifikuan konkretisht se i kane mundesite per te bere nje kapercim cilesor. Prandaj eshte e rendesishme nga pikepamja kulturore, pervec pacientes e cila sot beri nje transplant dhe do te kete nje jete shume me te pavarur e te favorshme krahasuar me ate te periudhes se semundjes se saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›